Xhudistët Laura Fazliu (-63kg) dhe Dardan Cena (-73kg) janë sot në garë për Kosovën në Lojërat Universitare Botërore që po mbahen në Rhine-Ruhr të Gjermanisë, shkruan Katror.info.
Nën udhëheqjen e trajnerit Fatos Tabaku, sportistët po garojnë në mesin e mijëra pjesëmarrësve nga e gjithë bota në një nga ngjarjet më të mëdha të sportit universitar.
Pjesëmarrja e tyre është bërë e mundur në bashkëpunim me Federatën e Sportit Universitar të Kosovës (FSUNK), e cila po përfaqëson vendin me krenari në këtë kampionat.
Delegacioni i Kosovës përbëhet nga:
- Musa Selimi, president i FSUNK
- Fidan Hamiti, sekretar i përgjithshëm
- Fatos Tabaku, trajner
- Laura Fazliu dhe Dardan Cena, xhudistë
- Elion Agushi dhe Rona Gashi, taekwondoistë
Në Lojërat Universitare Botërore Rhine-Ruhr 2025 po marrin pjesë rreth 9,200 sportistë nga mbi 100 vende të botës, ndërsa Kosova po shfaq talentin dhe potencialin e saj në arenën ndërkombëtare të sportit universitar./Katror.info.