Sot, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Rinisë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë dhe me përkrahjen e Agjencisë Austriake për Zhvillim dhe Bashkëpunim organizuan një tryezë të rrumbullakët. Në këtë takim u mblodhën të rinj, përfaqësues të institucioneve dhe partnerë të ndryshëm për të diskutuar mbi transformimin e sektorit të rinisë dhe për të adresuar sfidat aktuale.
Diskutimet u përqendruan në reformat ligjore e institucionale, si dhe në ndërtimin e programeve gjithëpërfshirëse që drejtohen nga vetë të rinjtë. Qëllimi i përbashkët është krijimi i sistemeve më të forta që do t’u mundësojnë të rinjve të zhvillohen dhe të udhëheqin ndryshime pozitive në komunitetet e tyre.
Ky bashkëpunim nënvizon angazhimin për fuqizimin e rinisë në Kosovë dhe për krijimin e një të ardhme më të qëndrueshme dhe të përfshirë për brezin e ri./Katror.info