katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Çitaku falenderon partitë politike: Në çaste të tilla Kosova di të jetë bashkë. UÇK na bashkon!
    3 hours ago
    Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00
    3 hours ago
    Basha: Jemi dakorduar që nënkryetarët të votohen në pako
    3 hours ago
    Shqipëria dhe Belgjika vënë në funksion platformën e përbashkët digjitale
    10 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    12 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    12 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    12 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    13 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    4 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    4 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    9 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    12 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    1 day ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    4 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kosova shfaq potencialin në Kanë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Kosova shfaq potencialin në Kanë

Last updated: 14/05/2025 11:10 AM
99 Shikime
Shpërndaje
Foto: Joachim_Tournebize/FDC
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Kosova shfaq potencialin në Kanë

Me alamet glamuri “Festivali i festivaleve” ka hapur dyert e auditoriumit të madh “Lumière” për t’i bërë nikoqirllëk botës së filmit. Kalimi nëpër tapetin e kuq i Robert de Niros ka marrë vëmendje të madhe. Edicioni i 78-të ka nisur me zhurmë jo të vogël për paralajmërimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për një tarifë të veçantë për filmin. Qëndrimet e kinematografëve për luftën në Gazë po ashtu ka marrë vëmendje. Industritë e vogla të filmit, sikurse Kosova e Shqipëria, janë të pranishme në shtandet në breg të rivierës franceze. Kosova sivjet mund të llogarisë me pjesëmarrje të dyfishtë dhe kjo falë mjeshtrit që tashmë thuajse tradicionalisht ia hap shtetit më të ri të Evropës dyert e Cannes –  Samir Karahodës.

Ylli De Niro dhe thirrjet për paqe

Nën moderimin e aktorit dhe regjisorit Laurent Lafitte, mbi dy mijë veta që kanë marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Festivalit, i janë bashkuar nderimit të yllit të kinematografisë, Robert de Niro. Atij i është ndarë “Palma e Artë e Nderit” për kontributin në film për disa dekada. 
De Niro ka pasur një karrierë tejet të suksesshme në kinematografi, duke luajtur në filma si: “The Deer Hunter” (1978) të Michael Ciminos, “Awakenings” (1990) të Penny Marshallit, “Heat” (1995) të Michael Mannit, si dhe në serinë “Meet the Parents”. Ai ka bashkëpunuar me regjisorin Martin Scorsese në tetë filma, përfshirë: “Mean Streets” (1973), “Taxi Driver” (1976), “Raging Bull” (1980), “Goodfellas” (1990) dhe “Cape Fear” (1991). Në vitin 1993 ai qe regjisor i filmit “A Bronx Tale” dhe më pas u rikthye si regjisor me “The Good Shepherd” në vitin 2006. De Niro ka fituar dy çmime “Oscar”: të parin për rolin e tij në pjesën e dytë të filmit “The Godfather” (1974) dhe për interpretimin e boksierit Jake La Motta në “Raging Bull” (1980).

Mundesh me e lexu edhe...

Me kërkesë të PDK-së seanca konstituive shtyhet në orën 17:00

Në fund të viteve ‘80 bashkëthemeloi “Tribeca Productions” dhe në vitin 2002, si përgjigje ndaj ngjarjeve të 11 Shtatorit, bashkëthemeloi Festivalin e Filmit Tribeca. Në vitin 2009 ai u nderua me çmimin prestigjioz “Kennedy Center Honors”. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Pos anës formale të ceremonisë hapëse, të pranishmit kanë parë edhe filmin që ka ndezur ekranin e Cannes për sivjet, “Leave One Day” të Amélie Bonnin. Në 94 minuta në këtë film tregohet historia e personazhes Cécile, e cila është gati të hapë restorantin e saj, duke realizuar më në fund ëndrrën e saj, kur papritur i ati pëson një sulm në zemër dhe ajo thirret të kthehet në fshatin ku ishte lindur. Larg zhurmës dhe vrullit të jetës parisiene, ajo has sërish dashurinë e saj të adoleshencës. Kujtimet e së kaluarës rikthehen vrullshëm duke tronditur bindjet e saj.

Tronditës ka qenë edhe lajmi i së martës kur aktori veteran francez Gerard Depardieu u dënua me 18 muaj burg me kusht pasi u gjet fajtor për sulm seksual. Aktori francez, që njihet po ashtu për miqësinë e tij me presidentin rus Vladimir Putin, ka kohë që përballet me akuza për sulm seksual. Përfundimisht 74-vjeçari ka mbyllur karrierën e tij me një “film” në bankën e të akuzuarve. 

Ky rast nuk u ka shpëtuar pyetjeve të gazetarëve përballë jurisë së këtij edicioni. Madje është cilësuar edhe si përbindësh. Por ky etiketim s’i ka pëlqyer kryetares së jurisë, Juliette Binoche.  

“Ai nuk është një përbindësh. Është një njeri që i ka ikur koha dhe ka marrë dënim në gjykatë. Është një yll kinemaje. Kjo do të thotë se duhet menduar mirë kur ke aq fuqi përballë publikut”, ka thënë ajo. Aktorja franceze s’ka kaluar shumë mirë përballë gazetarëve. E pyetur për paralajmërimin e presidentit Donald Trump për tarifë 100 për qind për filmat që tregojnë histori amerikane dhe xhirohen jashtë shtetit, ajo ka thënë se s’ka një hulumtim se si mund të ndikojë kjo tarifë në industri. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“E dimë që presidenti po mundohet ta mbrojë vendin e tij”, ka thënë ajo. Festivalin e Cannes e ka përshkruar si një alamet ngjarje ku njerëzit vijnë për të parë filma dhe për t’u bashkuar me njëri-tjetrin. Ka heshtur përballë pyetjes së përse nuk u është bashkuar artistëve që kanë nënshkruar një peticion për ndaljen e luftës në Gazë.

Kosova në kërkim të vëmendjes dhe dritarja për “Imazhe të humbura”

Kosova që s’i ka as tri dekada që është përballur me luftë, sivjet sërish është e pranishme në Marché du Film. Në shtandin 137 bashkohen Kosova dhe Shqipëria. Nëpërmjet një posteri tregohet se Kosova ofron 30 për qind rabat për produksionet që ia mësyjnë të xhirojnë filma në shtetin ballkanik. Kësisoj shteti synon të joshë kompani të mëdha të kinematografisë. 

“Këtë vit jemi krenarë që sjellim së bashku regjisorë, producentë dhe krijues nga Kosova dhe Shqipëria, të gjithë aktivë në skenat ndërkombëtare të filmit dhe industrisë. Na vizitoni, përshëndetuni, pini një kafe dhe njihuni me njerëzit pas tregimeve”, është njoftimi i bërë nga Qendra Kinematografike e Kosovës. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Por ka kohë që një kinematograf nga Kosova bën shumë më shumë sesa shteti në Cannes. Samir Karahoda sivjet kthehet zyrtarisht për të tretën herë në Cannes. Në dy herët e para ishte pretendues për “Palmën e Artë”. Tash merr pjesë me një projekt në zhvillim e sipër. Ende pa ia vënë pikën skenarit, Karahoda rikthehet në rivierën franceze me projektin filmik “Imazhe të humbura”, që do të prezantohet në “Focus COPRO” në Marché du Film. Karahoda prej të hënës do të jetë të Cannes. 

“Takimin kryesor do ta kemi më datën 19, ku do të jetë edhe një drekë pune me përfaqësues të ndryshëm të industrisë së filmit”, ka thënë ai të martën. Ka sqaruar se qëllimi është të gjenden bashkëpunëtorë me përvojë dhe të përkushtuar që respektojnë vizionin e stafit të filmit në këtë rrugëtim.

“Përndryshe deri tash veçse i kemi disa takime të konfirmuara e të shohim se si do të shkojë”, ka thënë Karahoda. Paraprakisht ai ka bërë të ditur se Gjermania veçse do të jetë bashkëprodhuese e filmit. 
Sipas sinopsisit, me një ngjarje të vendosur në Kosovën e pasluftës, “Imazhe të humbura” ndjek historinë e Sherifit, një kameraman dasmash dhe varrimesh, jeta e të cilit fillon të shpërbëhet pasi humb pamjet nga një dasmë madhështore. Ajo që fillon si një gabim teknik shndërrohet në një rënie më të thellë personale dhe shoqërore. Mesazhi do të jetë universal. “Imazhet…” pritet të jetë një fiksion/dramë 120-minutëshe, producent është Yll Uka nga “Ikonë Studio”. Kosova do të jetë sheshxhirimi. Krejt kjo pas sukseseve me filmat “Pa vend” (2021) dhe “Rrugës” (2024), me të cilët u përzgjodh dy herë në konkurrencën zyrtare të filmave të shkurtër në Festivalin e Filmit në Cannes.  Festivali do të mbyllet më 24 maj./KOHA/Katror.info

TAGGED:festivali ne KaneKinematografialajme të miraligji per rabatinLost FramesQKKRoberto De NiroSamir Karahodatop3tophome1

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Apple po planifikon kontrollin e iPhone me sinjale të trurit
Artikulli i ardhshëm Beyoncé thyen rekorde me turneun “Cowboy Carter”

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Kuriozitet

A mund të ngrihet ujëvara e Niagara-së?

2 Shikime
Lajme të mira

FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë

3 Shikime
Lajme

Basha mbledh krerët e partive sot

8 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?