Në Kampionatin Universitar Evropian, të mbajtur në Hungari, vajzat e tona dëshmuan profesionalizëm dhe talent.
Ekipi i femrave me përbërje Fortesa Orana, Elmedina Istogu dhe Vlerë Qerimi në kategorinë Team Kumite Female, u shpallën të arta në Kampionatin Evropian të Universiteteve!
Në disipinen e karatesë, përveç medaljes së artë në lojërat ekipore, kampionet tona kanë shkëlqyer edhe në garat individuale.
Fortesa Orana – medalje të argjendtë në kategorinë Kumite +68 kg
Fortesa gjatë garave ka mposhtur kundërshtaret nga Turqia, Qipro, Austria dhe Gjermania.
Në Kampionatin Evropian garuan rreth 4500 sportistë nga vende të ndryshme të Evropës.
Pas një fillimi pa ndeshje në xhiron e parë, vajzat tona treguan vendosmëri dhe shpirt luftarak në të gjitha duelet duke i dominuar ato:
Kosova 2:1Azerbajxhani – Fitore e merituar!
Kosova 2:0 Hungaria – Paraqitje mbresëlënëse!
Në finale:
Kosova 2:1 Turqia – Triumf dramatik dhe vendi i parë për Kosovën.