Kombëtarja e Kosovës në futboll do të zhvillojë sot pasdite seancën e parë stërvitore në kuadër të përgatitjeve për përballjen me Islandën në ‘play-off-in’ e Ligës së Kombeve, shkruan Katror.info.
Dardanët dhe islandezët do të përballen të enjten mbrëma në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet tri ditë më vonë në Murcia të Spanjës.
Sipas Federatës së Futbollit të Kosovës, seanca e parë stërvitore e ekipit do të zhvillohet sot në orën 17:30 në Kampin Nacional në Hajvali. Para kësaj, përzgjedhësi i kombëtares, Franco Foda, do të mbajë një konferencë për media në orën 12:00, ku pritet të ndajnë detaje mbi përgatitjet dhe pritshmëritë për këtë sfidë të rëndësishme.
Kosova synon ta shfrytëzojë në maksimum ndeshjen e parë si vendas për të marrë një rezultat pozitiv para sfidës vendimtare në Spanjë./Katror.info