Filmi i shkurtër “Rrugës” i regjisorit Samir Karahoda do të garojë për çmimin “Palma e Artë” në edicionin e 77-të të Festivalit të Filmit në Kanë (Cannes) të Francës.
Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Kanës ka nisur të martën, më 14.05.2024, në të cilin po marrin pjesë yjet e kinematografisë botërore.
Sipas njoftimit të Qendrës Kinematografike, filmi “Rrugës” do të shfaqet më 24.05.2024, në “Debussy Theater” në ora 11.00, në Kanë, që do të jetë edhe premierë botërore e filmit. Ndërsa, reprizën do ta këtë një ditë më vonë, më 25.05.2024.
Sipas QKK-së, filma “Rrugës”, është në mes 11 filmave që këtë vit garojnë për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmave të shkurtër.
Ceremonia e ndarjes së çmimit “Palma e Artë” për film të shkurtër, në kuadër të edicionit të 77-të të Festivalit të Kanës mbahet më 25 maj 2024.
Filmi “Rrugës” sjell tregimin e një babai dhe djalit të tij në rrugën e tyre për në aeroport për të marrë një dhuratë të ardhur nga jashtë, e dërguar nga kumbari i djalit.
“Mes pengesave burokratike, me pak ose aspak shpresë për ndryshime reale politike dhe sociale në vend, baba dhe i biri gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen.”- thuhet në njoftim e publikuar në ueb-faqen e Festivalit të Kanës. /Katror.info
Përgatiti:
