Kosova U18 në hendboll ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror.
Për këtë arritje, ekipin e Kosovës U18, trajnerët dhe përfaqësuesit e Federatës, i priti sot një takim urimi dhe përgëzimi, Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Hajrull Çeku.
”Ekipin e Kosovës U18, trajnerët dhe përfaqësuesit e Federatës, i prita sot në takim për t’i uruar për këtë arritje të jashtëzakonshme”, tha Çeku në njoftim.
Çeku u shpreh se ky është vetëm fillimi i rrugëtimit, duke i uruar hendbollistëve shumë suksese në botëror. /Katror.info
Përgatiti:
