Përfaqësuesja U19 e Kosovës ka shënuar fitore bindëse ndaj Ishujve Faroe me rezultatin 2:0 në ndeshjen e fundit të turneut kualifikues për në Evropianin 2025.
Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë dhe i takoi Grupit 10 kualifikues.
Të udhëhequrit e përzgjedhësit Adil Maliqi golin e parë në ndeshje e shënuan në minutën e 31-të me Dior Gërbovcin.
Eliot Bujupi në minutën e 52-të realizoi për 2:0.
Në ndeshjen tjetër të po këtij grupi, Spanja mposhti Austrinë me rezultatin 1:0.
“Dardanët” e rinj e mbyllën Grupin 10 në vendin e tretë me gjashtë pikë.
Gjashtë pikë kanë edhe Austria që është në vendin e parë dhe Spanja që renditet në pozitën e dytë.
Ishujt Faroe janë vendin e fundit pa pikë./Katror.info