Kombëtarja e Kosovës U19 (vajzat) ka nisur grumbullimin e shtatorit në Kampin Nacional të FFK-së në Hajvali.
Dardanet e reja po zhvillojnë përgatitjet për miqësoret me Malin e Zi 🇲🇪 që do të luhen në fund të tetorit, si dhe për ndeshjet kualifikuese të Evropianit që mbahen në nëntor. Në këtë fazë kualifikuese, Kosova do të përballet me Portugalinë 🇵🇹, Danimarkën 🇩🇰 dhe Islandën 🇮🇸.
Në kuadër të këtij grumbullimi, të enjten Kombëtarja U19 do të zhvillojë një ndeshje testuese me Kombëtaren A, e cila do t’u shërbejë vajzave të reja për të fituar eksperiencë shtesë./Katror.info