Përfaqësuesja e Kosovës U20 në basketboll ka përfunduar në vendin e dytë në Grupin D të Kampionatit Evropian FIBA, Divizioni B, duke u kualifikuar për herë të parë në çerekfinale të këtij turneu.
Në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, Kosova u mposht nga Turqia me rezultat 88:44 (26:10, 24:0, 16:16, 22:18). Turqia dominoi në pjesën e parë, duke fituar me diferencë të lartë dy periudhat e para.
Në gjysmën e dytë të lojës, Kosova arriti të barazojë periodën e tretë dhe pati paraqitje më të mirë në çerekun e fundit, megjithëse pësoi humbje të ngushtë.
Pikëshënuesi më i mirë për Kosovën ishte Erolt Rrahmani me 12 pikë dhe 8 kërcime, ndërsa Orges Shatri kontribuoi me 11 pikë.
Pavarësisht disfatës nga Turqia, Kosova e mbylli fazën e grupeve me tri fitore radhazi kundër Suedisë, Shqipërisë dhe Hungarisë./Katror.info