Ideja Bajra është nominuar për një nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e Inteligjencës Artificiale – AI 100 UK 2025.
Ajo është shqiptarja e vetme nga Mbretëria e Bashkuar dhe gjithashtu më e reja në moshë që është nominuar ndonjëherë për këtë listë të rëndësishme.
E diplomuar së fundmi në Universitetin e St Andrews në Biologji Qelizore, Ideja ka punuar vazhdimisht në kryqëzimin mes shkencës, edukimit dhe teknologjisë.
Ajo ishte studentja e parë në historinë e departamentit të saj që dizajnoi dhe udhëhoqi një projekt të pavarur kërkimor mbi edukimin në AI, që kulmoi me krijimin e Kornizës LIRA – një mjet ndërkombëtar i fuqizuar nga AI për të lidhur biologjinë me karrierën, aktualisht në proces të shqyrtimit shkencor për publikim.
Krahas studimeve, ajo ishte bashkëthemeluese e STATIC – shoqata me rritjen më të shpejtë për shkrime STEM në universitet – dhe më parë ka udhëhequr organizatën jofitimprurëse Based in Science (BIS), mentorimi i parë virtual STEM në Kosovë, për të cilën mori vlerësim nga Kryeministri i Kosovës.
Këtu mund të votoni:
/Katror.info