Përfshirja aktive e grave në proceset zgjedhore është thelbësore për të siguruar përfaqësim të barabartë dhe qeverisje më të mirë, cilëson Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve.
Në këtë drejtim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), nëpërmjes një njoftimi, ka treguar se me mbështetjen e Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe në partneritet me Rrjetin e Grupeve të Grave të Kosovës, ka organizuar 10 tryeza tematike për barazinë gjinore në përgatitje të zgjedhjeve që do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas njoftimit, gjatë këtyre tryezave, u diskutuan aspekte me rëndësi për të nxitur përfshirjen e grave në politikë dhe në proceset vendimmarrëse.
Rekomandimet kryesore të dala nga këto diskutime përfshijnë:
-Krijimi i hapësirave për gratë: Zëri i grave duhet dëgjuar dhe respektuar. Nevojiten nisma konkrete për të nxitur përfshirjen e tyre dhe ndërtimin e një kulture politike që mbështet barazinë.
-Politika mbështetëse: Balancimi i punës, jetës familjare dhe fleksibiliteti janë çelësi për një pjesëmarrje më të lartë të grave në politikë.
-Trajnime dhe vetëdijësim: Edukimi për aftësitë e duhura dhe fushatat që promovojnë rëndësinë e barazisë gjinore janë thelbësore për të fuqizuar gratë kandidate.
-Kapërcimi i sfidave: Stereotipet dhe sfidat financiare nuk duhet të jenë pengesë për angazhimin e grave në politikë.
KQZ ka bërë thirrje bashkëpunimi për një të ardhme ku gratë dhe burrat të jenë të barabartë në vendimmarrje!/Katror.info
Përgatiti:
