Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar të gjithë votuesit e regjistruar për të votuar përmes postës lidhur me procedurat që duhet të ndjekin për të realizuar të drejtën e tyre për votim.
Sipas njoftimit të publikuar në Faqen zyrtare të KQZ-së, në Facebook, të gjithë shtetasit e Kosovës që kanë zgjedhur të votojnë përmes postës duhet të ndjekin këto hapa: Shkarkoni dhe printoni fletëvotimi, në anën e majtë, zgjidhni vetëm një subjekt politik, në anën e djathtë, mund të votoni deri në dhjetë kandidatë, pas plotësimit, paloseni fletëvotimin dhe vendoseni brenda zarfit të parë, pa shkruar asgjë mbi të, shkruan Katror.info.
Për ta dërguar fletëvotimin: Printoni dëftesën e regjistrimit që keni marrë përmes email-it, vendosni zarfin me fletëvotimin dhe dëftesën e regjistrimit brenda zarfit të dytë, mbi zarfin e dytë, shënoni adresën e kutisë postare të KQZ-së dhe vendosni një pullë postare.
Sipas njoftimit zarfin mund ta dërgoni në postën më të afërt të shtetit ku jetoni.
Ndërsa, KQZ-ja kërkohet kjdes i veçantë për vlefshmërinë e votës duke theksuar se çdo votues duhet të dërgojë fletëvotimin në mënyrë individuale, pa përfshirë vota të tjera në të njëjtën dërgesë, si dhe zarfi duhet të dërgohet nga shteti ku votuesi është regjistruar. /Katror.info
Për detaje shtesë ose ndonjë paqartësi, kontaktoni me zyrtarë të KQZ-së, përmes këtij emaili: [email protected]
Përgatiti:
