Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se dalja në zgjedhje deri në orën 11:00 është 8.58 për qind. Pra, nga 1.970.944 votues të regjistruar, 169.032 prej tyre kanë votuar në katër orët e para të procesit të votimit.
Po ashtu Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar linkun ku do të shfaqen të dhënat për daljen e qytetarëve në votim.
Në këtë link do të publikohen edhe rezultatet preliminare. Për të dhënat e daljes në zgjedhje kiliko këtu.
Deri tani sipas të dhënave të KQZ-së kanë votuar 168,341 apo 8.54 % e qytetarëve me të drejtë vote.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, gjatë konferencës për media tha se procesi po shkon normalisht.
I pyetur nëse ka pasur probleme për hapjen e qendrave të votimit, Radoniqi tha se ka pasur disa probleme në qendrat e votimit me kusht, që kanë të bëjnë me llogaritë për ato qendra. Por tha se procesi është në rregull./Katror.info