Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt 2025, ku sipas, këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit Albin Kurti doli partia fituese me 42.30% të votave apo 396,787 vota, duke siguruar 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës.
- Rezultatet përfundimtare – Ndarja e ulëseve sipas partive në Kuvendin e Kosovës:
- LVV – 48 deputetë
- PDK – 24 deputetë
- LDK – 20 deputetë
- Lista Serbe – 9 deputetë
- AAK-Nisma – 8 deputetë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) u rendit e dyta me 20.95% të votave apo 196, 474 vota, duke siguruara 24 ulse në Kuvend. Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mori 18.27% të votave apo 171, 357, duke siguruar 20 ulëse në Kuvend. Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nisma për Kosovën (NISMA) arriti të marrë 7.06% të votave apo 66, 256 vota, duke siguruar 8 ulëse në Kuvend.
Në hyrje të kësaj mbledhje, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, tha se institucioni që ai drejton ka zbatuar Ligjin e ri për Zgjedhje të Përgjithshme, i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në verën e vitit 2023, nga i cili tha se i janë shtuar përgjegjësitë ligjore të KQZ-së, që përfshijnë procesin zgjedhor brenda dhe jashtë vendit./Katror.info