Ermal Krasniqi hyri në lojë si zëvendësues në minutën e 65-të te Legia e Varshavës dhe zëvendësimi i tij ishte i qëlluar.
Krasniqi pas 20 minutave lojë në fushë, arriti që t’ia sigurojë Legias një pikë në udhëtimin te Widzew Lodzi, në kuadër të xhiros së 14-të të kampionatit elitar polak.
Futbollisti i Kosovës bëri veprim të shkëlqyer individual në zonë dhe realizoi për 1:1. Për të ishte goli i parë në “Ekstraklasa” të Polonisë.
Widzew Łódź 1-[1] Legia Warszawa – Ermal Krasniqi 85′ (Ekstraklasa)
byu/4gjdtokurwa insoccer
Krasniqi e ka një gol të shënuar edhe në kualifikimet e Ligës së Konferencës, në fitoren 2:1 në udhëtim te Ararat-Armenia.
Te Widzew Lodzi ndeshjen e kompletoi mbrojtësi i Kosovës, Dion Gallapeni, në krahun e majtë. Mesfushori i Shqipërisë, Juljan Shehu, u zëvendësua në minutën e pestë të kohës shtesë, shkruan Koha.net. Andi Zeqiri luajti te vendësit nga minuta e 72-të
Widzew Lodzi dhe Legia kanë nga 17 pikë në mesin e tabelës./Katror.info











