katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    Sot hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”
    1 hour ago
    Diell, pak reshje dhe freski – Moti i javës në 1 minutë
    1 hour ago
    Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it
    12 hours ago
    Osmani dhe Orav bisedojnë rreth konstituimit të Kuvendit dhe zhvillimeve politike në vend
    13 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve
    12 hours ago
    ”Mua besoj më shpëtoi portreti” nominohet si kandidat për Çmimet Evropiane të Filmit
    14 hours ago
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
    18 hours ago
    Rikthehet gjallëria në Bibliotekën “Hivzi Sulejmani” në Ulpianë
    19 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Histori frymëzuese nga miliarderja më e re në botë
    15 hours ago
    Mitrovica do të mirëpresë 200 organizata kulturore nga Evropa në vitin 2027
    14 hours ago
    Jefferson Airplane, muzika e vullnetarëve të revoltës në Amerikë
    2 days ago
    Ermonela Jaho performon nesër në Prishtinë
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    14 hours ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    5 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    4 days ago
    Mediet britanike kritikojnë planet e AI për përmbajtje të mbrojtur
    5 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    5 days ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    6 days ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    6 days ago
    Si të zgjidhni domatet më të mira dhe t’i ruani për më gjatë
    2 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    6 days ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    7 days ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
    UNESCO rekomandon që Lugina e Vjosës të shpallet Rezervat i Biosferës, në shtator pritet miratimi
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Krejt çka Donald Trump tha në fjalimin si president i 47-të i SHBA-së
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Krejt çka Donald Trump tha në fjalimin si president i 47-të i SHBA-së

Last updated: 21/01/2025 7:23 AM
95 Shikime
Shpërndaje
Ceremonia e betimit te presidentit amerikan, Donald Trump

Republikani Donald Trump u inaugurua sërish të hënën si presidenti i 47-të i Shteteve të Shteteve të Bashkuara, duke bërë thirrje për një “revolucion të arsyes” dhe duke u zotuar të urdhërojë shpejt ndryshime gjithëpërfshirëse të politikave, duke përfshirë dëbimin në vendet e tyre të origjinës të miliona emigrantëve pa dokumente, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

“Epoka e artë e Amerikës fillon që tani”, deklaroi Presidenti Trump në fjalimin e tij inaugurues, që zgjati rreth 30 minuta. “Që nga ky moment, rënia e Amerikës ka përfunduar. Ne do ta çojmë atë drejt majave të reja të fitores dhe suksesit. Nuk ka asnjë ëndërr që nuk mund ta realizojmë. Ne nuk do të thyhemi. Ne nuk do të dështojmë.”

“Kthehem në presidencë i sigurt dhe optimist se jemi në fillimin e një epoke të re emocionuese të suksesit kombëtar. Një valë ndryshimi po përfshin vendin”, tha Trump para një turme prej rreth 600 personash në ndërtesën e Kongresit amerikan dhe miliona njerëzve në mbarë vendin, që ndoqën fjalimin në transmetimet televizive.

Mundesh me e lexu edhe…

Sot hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”

“Mesazhi im për amerikanët sot është se është koha që ne të veprojmë edhe një herë me guxim, energji dhe vitalitet të qytetërimit më të madh në histori”, tha ai.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Donald Trump, 78 vjeç, ishte presidenti i 45-të i vendit dhe vetëm i dyti pas ish Presidentit Grover Cleveland në vitet 1890 që shërbeu për një mandat të dytë jo të njëpasnjëshëm. Me inaugurimin e Presidentit Trump, Presidenti demokrat Joe Biden largohet nga posti pas një mandati të vetëm katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.

Në fjalimin e tij, Presidenti Trump u zotua të përmbushë shpejt një numër premtimesh të fushatës së zgjedhjeve të vitit 2024, duke përmendur faktin se ai fitoi në shtatë shtetet përcaktuese të garës presidenciale, duke mposhtur rivalen e tij demokrate, ish-Nënpresidenten Kamala Harris.

Presidenti Trump tha se do të “shpall një emergjencë kombëtare”, do të mbyll kufirin jugperëndimor të Shteteve të Bashkuara me Meksikën për të frenuar fluksin e mijëra emigrantëve që po përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, shumica e të cilëve po përpiqen t’i shpëtojnë varfërisë, krimit dhe papunësisë në vendet e Amerikës Qendrore dhe gjetkë.

Presidenti Trump tha se do të rikthente në fuqi politikën e “qëndrimit në Meksikë” për emigrantët që kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara dhe do t’i jepte fund politikës së ndalimit të emigrantëve të tjerë në kufirin e Shteteve të Bashkuara dhe më pas lirimit të tyre për të jetuar në Shtetet e Bashkuara, ndërsa ata presin vendimin e gjykatave për kërkesat e tyre të azilit, një proces që mund të zgjasë me muaj, madje edhe vite.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ai tha se do t’i shpallte kartelet meksikane të drogës organizata “të huaja terroriste”, megjithëse nuk dha hollësi të tjera mbi masat që do të ndërmerreshin ndaj tyre.

Në frontin e brendshëm, ai tha se do të shpallte një “emergjencë kombëtare për çështjen e energjisë”, edhe pse prodhimi është tashmë në një nivel rekord.

“Ne do të bëjmë shpime të reja për nxjerrje të naftës dhe produkteve të tjera”, deklaroi ai prerazi.

Presidenti Trump tha se do t’i jepte fund politikave të zotit Biden për të rritur prodhimin dhe shitjen e makinave elektrike, duke ndryshuar gjithashtu politikat tregtare të Shteteve të Bashkuara, përfshirë vendosjen e tarifave të reja ndaj partnerëve kryesorë tregtarë, si Kanadaja, Meksika dhe Kina.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ëndrra amerikane së shpejti do të përparojë si kurrë më parë”, tha ai. “Ne do të krijojmë një shoqëri të drejtë dhe të bazuar në merita.”

Ashtu si në një tubim të fushatës vitin e kaluar kur zoti Biden ishte ende në garën presidenciale përpara se të largohej dhe të mbështeste kandidaturën e zonjës Harris, Presidenti Trump sulmoi punën e paraardhësit të tij, i cili ishte ulur pas tij në një distancë të shkurtër.

“Tani kemi një qeveri që nuk mund të menaxhojë as një krizë të thjeshtë në vend”, tha zoti Trump, “ndërsa në të njëjtën kohë ka bërë një numër gabimesh të vazhdueshme në ngjarjet katastrofike jashtë vendit. Ai dështon të mbrojë qytetarët tanë të mrekullueshëm amerikanë që respektojnë ligjin, por ofron strehë dhe mbrojtje për kriminelët e rrezikshëm, shumë nga burgjet dhe institucionet mendore që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga e gjithë bota.”

Trump, i shoqëruar nga gruaja e tij Melania, Nënpresidenti JD Vance dhe familjet e tyre, filloi ditën e tij të dytë të inaugurimit tetë vjet pas të parës duke marrë pjesë në një shërbim tradicional për presidentët e ardhshëm në Kishën Episkopale të Shën Gjonit përballë Shtëpisë së Bardhë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Më pas, çifti Trump u drejtua për në Shtëpinë e Bardhë për një takim para inaugurimit me zotin Biden dhe zonjën e parë Jill Biden, përpara se të niseshin për në Kapitol për ceremoninë e betimit.

Donald Trump është personi me moshën më madhore në historinë e Shteteve të Bashkuara në ditën e inaugurimit si president i vendit, duke tejkaluar demokratin Joe Biden, i cili ishte pesë muaj më i ri kur bëri betimin katër vjet më parë. Në moshën 49 vjeçare, JD Vance u bë një nga tre një nga tre personat më të rinj që marrin postin e Nënpresidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ish senator inga Ohajo u bë Nënpresidenti i 50-të i Shteteve të Bashkuara.

Donald Trump është gjithashtu Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara, i shpallur fajtor nga një juri për 34 akuza penale nga një juri në Nju Jork lidhur me falsifikimin e të dhënave të biznesit. Megjithatë, gjykatësi nuk i ka dhënë atij asnjë lloj dënimi për këto akuza, duke e liruar atë pa kushte.

Akuzat se zoti Trump u përpoq të përmbyste në mënyrë të paligjshme humbjen në zgjedhjet e vitit 2020 ndaj demokratit Bidenit, u tërhoqën për shkak të një politike të gjatë të Departamentit të Drejtësisë kundër ndjekjes penale të presidentëve në detyrë.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Inaugurimet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, një simbol i normave demokratike të tranzicionit paqësor të pushtetit në vend, mbahen tradicionalisht në shkallët e Kapitolit.

Por temperaturat tepër të ulëta që kanë përfshirë Uashingtonin, detyruan zotin Trump ditë më parë të zhvendoste ceremoninë brenda Kapitolit, ku 2,000 nga mbështetësit e tij hynë me forcë në vitin 2021 për të penguar Kongresin që të miratonte fitoren e demokratit Biden në vitin 2020.

Në ceremoninë e inaugurimit ishin të pranishëm disa miliarderë amerikanë, përfshirë drejtuesin e kompanisë Amazon Jeff Bezos, atë të kompanisë Meta Mark Zuckerberg dhe drejtuesin e kompanisë Tesla Elon Musk. Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe shefi ekzekutiv i kompanisë TikTok, Shou Zi Chew.

Ceremoninë e ndoqën edhe personalitete të huaja, duke përfshirë Nënpresidentin kinez Han Zheng, Kryeministren italiane Giorgia Meloni, Presidentin e Argjentinës Javier Milei dhe Presidentin e Ekuadorit Daniel Noboa.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Ish Presidentët amerikanë Bill Clinton, George W. Bush dhe Barack Obama morën pjesë në ceremoni, ndryshe nga zoti Trump, i cili nuk mori pjesën në ceremoninë e betimit të zotit Biden katër vjet më parë dhe vazhdon të pretendojë në mënyrë të rreme se ai zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar.

Presidenti Trump sinjalizoi se ai do të fillonte menjëherë të ndryshonte politikat e Shteteve të Bashkuara, përfshirë anulimin e urdhrave ekzekutivë të parardhësit të tij Joe Biden. Ai mund të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë në orët e para të presidencës së tij të re ose më vonë këtë javë.

Presidenti Trump gjithashtu ka premtuar të falë shumë nga 1,500 mbështetësit e tij që hynë me forcë në Kapitol më 6 janar 2021. Ai nuk e përmendi këtë çështje në fjalimin e tij inaugurues.

Parakalimi tradicional i inaugurimit përgjatë rrugës Pensilvania nga Kapitoli në Shtëpinë e Bardhë është anuluar gjithashtu për shkak të motit. Presidenti Trump dhe zonja Trump do të shfaqen më pak se tre kilometra larg Kapitolit në një pallat sporti dhe koncertesh me kapacitet prej 20,000 personash për të përshëndetur mbështetësit e tyre./VOA

Përgatiti:

Arsim Buxhovi
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rriten shtesat për lehona
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Kosova mikpritëse e mijëra trupave ushtarake për “Defender 2025”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    Rama pret liderët evropianë në Tiranë nën tingujt e këngës “Zjerm”
  • Arsim Buxhovi
    https://katror.info
    FPPK dhe KPP Priping nënshkruajnë marrëveshje për Prishtina Open 2025
TAGGED:Donald TrumplajmeSHBAtopTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Marco Rubio konfirmohet nga Senati si Sekretar i Shtetit
Artikulli i ardhshëm Tajlanda ndalon importet e mbetjeve plastike

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

Sot hapet panairi i përgjithshëm “Prishtina 2025”

15 Shikime
Lajme

Diell, pak reshje dhe freski – Moti i javës në 1 minutë

7 Shikime
Lajme

Barduani viziton Batalionin e Inteligjencës së KFOR-it

17 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?