Filmi ‘Krejt e thirrin Rexhën’ i regjisorit Ibër Deari ka triumfuar në Bari International Film Festival në Itali, duke u shpërblyer me çmimin për Filmin më të Mirë në kategorinë ‘Meridiana’, shkruan Katror.info.
Lajmin e bëri të ditur vetë regjisori, i cili u shpreh i lumtur dhe krenar për këtë çmim.
“Kjo kategori është e dedikuar për filma nga vendet e rajonit të Mesdheut dhe përzgjedhja jonë në mesin e veprave të tjera të fuqishme ishte një nder i madh”, shkroi Deari në Facebook.
Për fund, ai ka shprehur mirënjohjen e tij duke falënderuar jurinë, festivalin, publikun dhe të gjithë ata që besuan në këtë film dhe mesazhin që ai përcjell. /Katror.info
Përgatiti:
