Kristjan Asllani mund të ndryshojë fanellë këtë verë, me Bolognan që pritet të jetë destinacioni i ri për mesfushorin shqiptar.
Sipas mediave italiane, trajneri Vincenzo Italiano ka një simpati të veçantë për 22-vjeçarin dhe dëshiron ta ketë në dispozicion për sezonin e ardhshëm në Serie A dhe Ligën e Kampionëve.
Bologna ka bërë një ofertë konkrete për kartonin e lojtarit, duke i propozuar Interit shumën prej 13 milionë euro.
Tashmë, zikaltrit ndodhen përballë një vendimi të vështirë: të pranojnë ofertën dhe të lënë të lirë shqiptarin, apo ta mbajnë në skuadër si pjesë e projektit të tyre për sezonin e ri.
Sidoqoftë, një vendim përfundimtar pritet të merret vetëm pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube 2025, ku Interi është ende në garë dhe fokusi mbetet te suksesi në këtë turne prestigjioz, shkruan RTK.
Deri atëherë, pritet të mos ketë zhvillime të reja në këtë çështje. /Katror.info