Kryesuesi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka pritur në takim Seung Ryeol Kim, asistentin e Sekretarit të Përgjithshëm të Asociacionit të Zyrtarëve Zgjedhorë Botërorë (A-WEB), Dr. In-sik Jang.
Sipas njoftimit të Komisionit Zgjedhor të Kosovës, gjatë takimit, Radoniqi dhe Ryeol Kim, i cili është pjesë e ekipit të vëzhguesve ndërkombëtarë për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, diskutuan mbi rrjedhën e procesit zgjedhor dhe mbarëvajtjen e ditës së zgjedhjeve.
Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, vëzhguesit ndërkombëtarë vizituan qendra të ndryshme votimi dhe u njohën nga afër me aspekte të ndryshme të organizimit dhe administrimit të procesit zgjedhor në vend. /Katror.info
Përgatiti:
