katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë
    6 hours ago
    Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat
    9 hours ago
    Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor
    9 hours ago
    INSTAT: Mbi 1,2 milionë të huaj vizituan Shqipërinë në shtator
    9 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Biblioteka Kombëtare e vë Kosovën në hartën evropiane të institucioneve bibliotekare
    5 hours ago
    Sot fillon Konferenca “Software Freedom Kosova 2025”
    8 hours ago
    “Mua besoj më shpëtoi portreti” në Berlinale Spotlight dhe në Shortlist për European Film Award
    1 day ago
    Mbahet konferenca rajonale “Youth Employment in the Western Balkans” në Prishtinë
    1 day ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Bebe Rexha do të këndojë himnin kombëtar amerikan në kampionatin e bejsbollit në Toronto
    9 hours ago
    Hapet në Prishtinë Java e Filmit të Frankofonisë
    1 day ago
    Radio Kosova nis maratonën për Festivalin e Këngës
    1 day ago
    InterBalkanChoir sjellin frymë ballkanike e ndërkombëtare në Pri Vocal Fest
    3 days ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    OpenAI sfidon Google me shfletuesin intelegjent “Atlas”
    3 days ago
    TikTok heq më shumë se 189 milionë video nga platforma
    5 days ago
    Transformimi i Windows 11: AI në çdo kompjuter
    1 week ago
    Çiklisti francez Aurelien Fontenoy thyen rekordin duke u ngjitur në Kullën Eiffel me biçikletë
    2 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    7 superushqime vjeshtore që ndihmojnë trupin dhe mendjen të përballojnë ndryshimin e stinëve
    3 days ago
    Mielli i arrave, përbërësi sekret për ëmbëlsira aromatike
    4 days ago
    Shijet e vjeshtës: Perimet më të mira të muajit tetor
    5 days ago
    5 gabimet që nuk duhet të bëni kur gatuani gjellë me mish
    6 days ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Lini shpallet “Ansambël Arkitektonik Urban”, pjesë e UNESCO-s
    9 hours ago
    Si është jeta në qytetet më inteligjente të botës të vitit 2025?
    4 days ago
    Shpellat që fshehin historinë 38 milionë vjeçare të Floridës
    1 day ago
    TDW: Tirana, destinacioni turistik më i preferuar në Ballkan
    1 day ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Ku me i pagu faturat për mbeturinat?
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme

Ku me i pagu faturat për mbeturinat?

Last updated: 20/02/2025 11:21 AM
267 Shikime
Shpërndaje

Një dilemë iu shtua javëve të fundit qytetarëve të Prishtinës: Ku me i pagu faturat për mbeturinat? E gjithë kjo është pasojë e mosmarreveshjeve mes Komunës së Prishtinës dhe kompanisë publike “Pastrimi”.

Komuna ka deklaruar se nga 1 janari 2025, pagesat nuk duhet të bëhen tek “Pastrimi”, e në anën tjetër, kompania publike në fjalë u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë pagesat si më parë.

Sipas zyrtarit të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Afrim Gashi, qytetarët tash për tash pagesat duhet t’i bëjnë përmes Komunës, derisa të jepet përgjigja nga Gjykata Kushtetuese.

Mundesh me e lexu edhe…

“Në Legjislaturën e fundit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, shumica dhe kanë votu që thjesht ‘’Kompanisë Pastrimi’’ me ua lënë, domethënë që me menaxhu situatën. Për neve është e papranueshme kjo punë. Edhe Komuna e Prishtinës e ka çu në Gjykatë Kushtetuese këtë vendim që ne e konsiderojmë që nuk është i ligjshëm, se ka rënë në kundërshtim me interesin e qytetarëve të vet. Kështu që tash na jemi në pritje, derisa të zgjidhen këto probleme edhe këto konteste që janë mes nesh dhe kompanisë pastrimi, atëherë ne qytetarëve ju preferojmë që t’i bëjnë pagesat në Komunën e Prishtinës”, ka thënë ai për Katror Media.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
Afrim Gashi – zyrtar i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës

Ndërsa, sipas informatave zyrtare të publikuara nga Kompania ‘’Pastrimi’’, ky vendim i Komunës për të bërë pagesat në Komunë, u konsiderua jo-ligjor, dhe u kundërshtua, duke kërkuar që qytetarët të mos bien pre e informatave jo të sakta.

Qëndrimi zyrtar publik i KMR Pastrimi

“Qytetarët duhet të vazhdojnë pagesat ndaj KRM “Pastrimi” Duke qenë se ky vendim nuk ka asnjë bazë ligjore dhe përbën një tejkalim të kompetencave nga Komuna e Prishtinës, ftojmë të gjithë qytetarët që: Të mos bien pre e këtij manipulimi dhe të vazhdojnë pagesat e tyre ndaj KRM “Pastrimi”, siç është përcaktuar në rregulloren e miratuar ligjërisht”, thuhet në njoftimin e kompanisë Pastrimi.

Për të mbështetur këtë vendim, të cilën Komuna e Prishtinës, në anën tjetër ka argumentuar se ka bazë të plotë ligjore, duke u thirrur në kompetencat e saj për menaxhimin e shërbimeve publike, Gashi thotë se shërbimin për të cilën është kontraktuar kompania Pastrimi nuk ka arritur ta kryejë siç duhet. Andaj ai thotë se me 3 shkurt Komuna e Prishtinës për shkak të mbeturinave shpalli gjendje të jashtëzakonshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

”Çka ka qenë në kompetencë të Komunës së Prishtinës, ne i kemi kry obligime të gjitha. Domethanë i kemi pas kontratat gjithmonë të lidhura me Kompaninë Pastrimi. Pagesat i kemi bë të rregullta mujore, ata asnjëherë nuk kanë pasë probleme me pagesat që ne ua kemi kry, mirëpo pse ata nuk kanë mujtë me dalë prej krizës dhe prej situatës, ne nuk nuk jemi fajtorë.”

“Është çështje menaxhimit të tyre të brendshëm, kështu që ata thjesht s’kanë arritë thuajse tri vite të këtij mandati me dalë prej krizës, nuk kanë arritë me i shtu kapacitetet e veta, makineritë, ndërsa ne gjithmonë ju kemi ofru mbështetje domethënë edhe me kamionë të ri që i kemi ble, tetë që i kemi ble, gjashtë prej tyre ua kemi dhanë, edhe dy mendojmë që më vonë me ia bashkëngjitë flotës së tyre. Edhe dy herë i kemi ba furnizim me kontainerë. Herën e kaluar 1500, tash i kemi 2500 kontejnerë, me të cilët kemi me mbulu komplet qytetin e Prishtinës”, ka shtuar ai.

Në anën tjetër kompania Pastrimi thotë se do të vazhdojë mbledhjen e mbeturinave për qytetarët e Prishtinës, duke respektuar ligjet dhe vendimet institucionale dhe duke kërkuar bashkëpunim me qytetarët.

‘’KRM “Pastrimi” sh.a. do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e mbledhjes dhe menaxhimit të mbeturinave për qytetarët e Prishtinës, duke respektuar ligjet dhe vendimet institucionale.’’

‘’Lusim qytetarët të na lajmërojnë për çdo rast ku mbeturinat nuk janë mbledhur, dhe ne do të vazhdojmë ta kryejmë detyrën tonë. Qytetarët janë prioriteti ynë dhe ata nuk duhet të preken nga kjo krizë artificiale’’, thuhet në njoftim.

Në këtë përplasje të institucioneve, qytetarët janë ata që e pësojnë, sepse përveç që u shkaktohet konfuzion, në të njëjtën kohë, iu grumbullohen fatura të dyfishta, nga Komuna e Prishtinës dhe kompania ”Pastrimi” për shërbimin e njëjtë. Ndërsa qyteti vazhdon të kundermojë nga mbeturinat. /Katror.info

Përgatiti:

Jetlira Ademi
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    10 këshilla për të përfituar sa më shumë nga fundjavat tuaja
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Meta po planifikon të investojë 15 miliardë dollarë për të arritur ‘inteligjencën superkompjuterike’
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Kjo është bima që ndihmon në parandalimin e Alzheimerit
  • Jetlira Ademi
    https://katror.info
    Çfarë është ecja japoneze dhe cilat janë përfitimet shëndetësore nga ajo?
TAGGED:Afrim gashiGjykata Kushtetuesekmr pastrimiKomuna e Prishtineskryeqyteti prishtinalajmembeturinatpagesatPrishtinaqytetaretSherbimet publikeTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Artikulli i ardhshëm Fituesit më të rinj të çmimeve Oscar në 10 kategoritë kyçe

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme

KQZ certifikon listën votuese dhe vendos numrin e fletëvotimeve për raundin e dytë

9 Shikime
Lajme

Osmani: Nëse të dielën s’formohet Qeveria, do t’i ftoj partitë për të parë nëse ndonjëra i ka numrat

10 Shikime
Lajme

Nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit për promovimin e turizmit malor

15 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?