Sonte, në Qendrën e Kulturës Alternative, Prishtina Jazz Catz hap edicionin e 12-të me një performancë speciale nga Kuarteti i Rona Nishliu-t, i cili do të jetë mysafir special për hapjen e mbrëmjes, shkruan Katror.info.
Aktiviteti, i cili do të zhvillohet nga ora 20:00, është një jam session që promovon artistët vendorë dhe ndërkombëtarë, duke luajtur materiale origjinale. Një nga aspekte më të rëndësishme të këtij eventi është mundësia për të zbuluar talente të rinj muzikorë.
Kuarteti i Rona Nishliu-t është një grup me nivel mjeshtëror në riaranzhimin dhe kompozimin në stilin etno-jazz, duke sjellë një qasje unike dhe të rafinuar ndaj muzikës shqipe. Ky grup ka bërë një ndikim të rëndësishëm në skenën muzikore me interpretimin e tij të veçantë të këngëve tradicionale dhe elementeve të muzikës moderne.
Pjesëtarët e Kuartetit të Rona Nishliu-t është vetë Rona në vokale, Edon Ramadani në piano, Kiril Tufekcievski në kontrabas dhe Nesim Maxhuni në bateri. /Katror.info