Modelja e njohur shqiptare, Adrola Dushi, është mjaft aktive në rrjete sociale.
Ajo ka një numër të madh të ndjekësve në rrjete sociale, të cilët i mbanë të informuar për shumë gjëra rreth saj.
Së fundmi, ajo është shfaqur mjaft sensuale në disa fotografi të publikuara.
Afër festave të fundvitit, modelja ka shkruar “Gëzuar për momentet e mira!”.
Kujtojmë se mbrëmë në edicionin e 61-të të Festivalit të Këngës në RTSH, këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi bëri të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë, bashkë të dashurin e saj Adis Patushin.
Adrola dhe Adisi me herët kanë qenë në një lidhje dashurie ku kanë edhe një djalë me emrin Troi. /Katror.info
