katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    8 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    8 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    8 months ago
    Postimet e fundit
    KEK garanton furnizim pa ndërprerje për bizneset për 60 ditë
    15 minutes ago
    Begaj uron Kosovën për Ditën e Çlirimit: Shqipëria do të jetë gjithnjë në krah
    46 minutes ago
    Sot dhe nesër nuk qarkullon asnjë tren në Kosovë, për shkak të grevës
    1 hour ago
    Thirrje për ndërgjegjësim në Ditën Botërore kundër Punës së Fëmijëve
    2 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale
    3 hours ago
    Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën
    4 hours ago
    Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës
    4 hours ago
    KFOR shënon “Javën e KFOR-it” në Ferizaj në bashkëpunim me të rinjtë vendorë
    5 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Marigona Qerkezi debuton në Royal Opera House në Londër
    5 hours ago
    Trump thotë se ka arritur marrëveshje tregtare me Kinën
    20 hours ago
    “Kosova në tinguj” në Japoni nga Kuarteti harkor i Filharmonisë së Kosovës dhe sopranoja Adelina Paloja
    22 hours ago
    Turneu “Cowboy Carter”, Beyonce dhuron bileta falas për familjet në nevojë në Londër
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Të rinjve, ChatGPT po ua zëvendëson edhe psikologun
    19 hours ago
    A duhet të investoni tani në kriptovaluta?
    3 days ago
    CEO i “Anthropic” flet për vendet e punës që do të transformohen nga AI
    7 days ago
    Oclean X Ultra S: Furça e parë elektrike që flet me ju
    7 days ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
    4 hours ago
    Niseshteja në ushqimet tona të përditshme dhe ndikimi i saj në shëndet
    1 week ago
    Si të përgatisni në shtëpi lëngjet më të mira për pastrimin e trupit
    1 week ago
    Varësia ndaj sheqerit, çfarë është dhe si mund ta kontrolloni
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    8 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Getaway Magazine: Shqipëria, vendi sekret i Mesdheut ku çdo përvojë ka shijen e një zbulimi
    1 day ago
    Mendoni se e njihni Korenë e Jugut?! Ja 3 gjëra që duhet të dini para se ta vizitoni këtë vend…
    1 week ago
    DailyMail: Ksamili si “Maldivet e Evropës”
    1 week ago
    “Lonely Planet”: Si të kaloni ditë të paharrueshme në Alpet Shqiptare
    1 week ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Kur s’di ku me u ul me punu – këto tri kafene n’Prishtinë janë për ty!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraLife Style

Kur s’di ku me u ul me punu – këto tri kafene n’Prishtinë janë për ty!

Last updated: 28/04/2025 9:57 AM
118 Shikime
Shpërndaje
FOTO: SHKURTE KAFEXHOLLI /KATROR MEDIA
Kohët kanë ndryshuar — bibliotekat apo zyret nuk janë më e vetmja zgjedhje për ata që punojnë apo mësojnë. Sot, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë ambiente që dalin jashtë formës tradicionale: vende që nuk ofrojnë vetëm kafe, por edhe frymëzim.

Në Prishtinë, disa kafene po e lexojnë këtë ndryshim dhe po transformohen në hapësira ku dizajni i kujdesshëm dhe atmosfera e qetë bashkohen për të nxitur përqendrimin, kreativitetin dhe punën produktive. Janë vende ideale, me ambient mikpritës ku mund ta nisësh ditën me një kafe të mirë dhe ta vazhdosh me punë, përfundimin e detyrave apo thjesht me leximin e një libri.

Contents
Kohët kanë ndryshuar — bibliotekat apo zyret nuk janë më e vetmja zgjedhje për ata që punojnë apo mësojnë. Sot, gjithnjë e më shumë njerëz po kërkojnë ambiente që dalin jashtë formës tradicionale: vende që nuk ofrojnë vetëm kafe, por edhe frymëzim.Psikologët kanë theksuar se ambienti fizik ndikon drejtpërdrejt në aftësinë për përqendrim.Në kërkim të vendit ideal për punë? Këto tri kafene në Prishtinë kanë gjithçka!Lavjerrs’S – Ku kafeja lidhet me kreativitetinNewBorn Brew: Një copë Amerike në zemër të Prishtinës, ku puna bëhet me shijeMë shumë se një kafene: EspressO Lab, vendi ku pushimi takon produktivitetinKafene apo bibliotekë? Dy mënyra për të mësuar dhe punuar, dy botë të ndryshme

Lavjerrs’S, NewBornBrew dhe EspressO Lab janë vetëm tri nga shumë opsionet që ofron aktualisht kryeqyteti. Këto vende i japin përparësi komoditetit, ndriçimit të ngrohtë dhe një atmosfere miqësore – faktorë që i bëjnë të përshtatshme për studentë, punonjës të lirë, e këdo që kërkon një hapësirë për të punuar jashtë ambienteve tradicionale si bibliotekat apo zyret.

Psikologët kanë theksuar se ambienti fizik ndikon drejtpërdrejt në aftësinë për përqendrim.

Hulumtimet tregojnë se dritat natyrale, ngjyrat e buta, një nivel i lehtë zhurme në sfond dhe prania e elementëve të ngrohtë vizual ndikojnë pozitivisht në performancën njohëse.

Mundesh me e lexu edhe…

Kapiteni i Kosovës me ofertë joshëse nga Arabia

Për këtë arsye, ambientet e kafeneve të përzgjedhura shpesh krijojnë kushtet ideale për të punuar me ritëm të qëndrueshëm.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Arkitektët dhe dizajnerët e hapësirave të përbashkëta (co-working spaces) kanë vite që hulumtojnë ndikimin e dizajnit në ndjesinë dhe produktivitetin e individit.

Një studim nga Universiteti i Salford në Mbretërinë e Bashkuar vëren se ambientet e dizajnuara me kujdes mund të përmirësojnë performancën akademike deri në 25%.

Mobiliet e rehatshme, ngjyrat relaksuese dhe qasja fleksibile ndaj ndriçimit janë disa prej elementeve që i bëjnë këto kafene si vend ideale për të mësuar e për të punuar.

​Një studim i publikuar në revistën Frontiers in Psychology ka hetuar ndikimin e muzikës në sfond në procesin e të mësuarit, duke marrë parasysh kapacitetin e kujtesës punuese të studentëve.

Rezultatet treguan se studentët me kapacitet më të lartë të kujtesës punuese përfituan nga muzika në sfond gjatë detyrave të kuptimit, ndërsa për ata me kapacitet më të ulët, muzika mund të ndikojë negativisht. Kjo sugjeron se ndikimi i muzikës në të mësuar varet nga karakteristikat individuale të studentëve. ​

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Një tjetër studim i publikuar në PubMed Central ka shqyrtuar se si kombinimi i muzikës me faktorët e brendshëm hapësinorë ndikon në emocionet e studentëve gjatë komunikimit.

Studimi zbuloi se muzika në sfond, e kombinuar me ndriçim të ngrohtë dhe mobilim minimal, përmirëson ndjeshëm ndjenjat e kënaqësisë, dhe ndjenjës së kontrollit tek studentët. Kjo tregon se ambientet e dizajnuara me kujdes, që përfshijnë muzikë të lehtë dhe ndriçim të ngrohtë, mund të krijojnë një atmosferë të përshtatshme për të mësuar dhe për të punuar. ​

NË FOTO: NJË NGA ZONAT E STUDIMIT NË LAVJERR’S /SHKURTE KAFEXHOLLI / KATROR MEDIA

Përtej trendit, kafetë si Lavjerrsi, NewBornBrew dhe EspressO Lab përfaqësojnë një realitet të ri urban – një mënyrë jetese ku puna, mësimi dhe rekreacioni ndodhin në të njëjtin vend. Me orare më të gjata se bibliotekat dhe një atmosferë më pak formale, këto hapësira janë kthyer në pika të rëndësishme takimi për komunitetin kreativ të qytetit.

NË FOTO: NJË STUDENTE DUKE KRYER DETYRA SHKOLLORE Derisa SHIJON NJË KAFE NË LAVJERR’S /SHKURTE KAFEXHOLLI /KATROR MEDIA

Ndërsa Prishtina vazhdon të zgjerohet dhe të bëhet gjithnjë e më e larmishme, po rritet edhe kërkesa për vende që ofrojnë më shumë se vetëm një pauzë për kafe. Kafenetë që dikur vizitoheshin për një pushim të shkurtër, sot po kthehen në ambiente të rehatshme e të ngrohta, ku njerëzit punojnë, mësojnë dhe frymëzohen – gjithmonë të shoqëruar nga aroma e një kafeje të mirë :).

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në kërkim të vendit ideal për punë? Këto tri kafene në Prishtinë kanë gjithçka!

Lavjerrs’S – Ku kafeja lidhet me kreativitetin

Në zemër të Prishtinës, vetëm disa hapa larg Postës qendrore, gjendet një prej vendeve më të dashura për të rinjtë: Lavjerrs’S-i. Nuk është vetëm një kafene për të shijuar një kafe të mirë – është një pikë takimi për ide, kreativitet dhe përqendrim.

Madje, mund të thuhet se është kthyer në një urë lidhëse midis studimit dhe frymëzimit, mes punës individuale dhe komunitetit bashkëkohor të mendjes së hapur.

Ajo që e dallon Lavjerrsin nuk është vetëm dizajni i ngrohtë apo aroma e kafesë që përhapet lehtë në ajër – por mënyra si ky vend arrin të krijojë një ambient ku mund të hysh vetëm me një laptop dhe të dalësh me një ide të re, një detyrë të përfunduar, apo një mendim më të qartë.

NË FOTO, NJË NGA ZONAT E STUDIMIT NË LAVJERR’S /SHKURTE KAFEXHOLLI /KATROR MEDIA

Këtu, studentët gjejnë qetësinë që ndonjëherë u mungon në shtëpi apo në bibliotekat me orar të kufizuar. Freelancer-at dhe punonjësit e pavarur ndihen pjesë e një ritmi të përbashkët pune, edhe pa shkëmbyer fjalë. Dhe për të gjithë këta njerëz të ndryshëm, Lavjerrsi ofron një gjë të përbashkët: ndjesinë se nuk janë vetëm në procesin e tyre.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
NË FOTO: NJË KËND ME LIBRA NË LAVJERR’S /SHKURTE KAFEXHOLLI /KATROR MEDIA

Pavarësisht nëse shkon në mëngjes, kur drita natyrale mbush hapësirën dhe laptopët fillojnë të hapen ngadalë, apo pasditeve, kur tavolinat janë të mbushura me fletore, libra dhe kafe të freskëta, Lavjerrsi mbetet i gjallë – një laborator idesh të heshtura.

NewBorn Brew: Një copë Amerike në zemër të Prishtinës, ku puna bëhet me shije

NewBorn Brew është një nga ato vende në Prishtinë që nuk të tërheq vetëm për shkak të kafesë, por për të gjithë përvojën që ofron. Me një stil të theksuar amerikan dhe një atmosferë moderne e të hapur, kjo kafene është bërë zgjedhje e preferuar për studentë, freelancerë dhe profesionistë të rinj që kërkojnë një ambient të përshtatshëm për punë. Çdo detaj duket i menduar mirë – që nga tavolinat e gjera, ndriçimi i butë dhe i ngrohtë, e deri te muzika në sfond që nuk shpërqendron, por krijon një ritëm të lehtë për punë.

NË FOTO: NEW BORN BREW /SHKURTE KAFEXHOLLI /KATROR MEDIA

Ajo që e bën NewBorn Brew të veçantë është zona e dedikuar për studim dhe punë. E ndarë nga pjesa tjetër e kafenesë, kjo hapësirë ofron qetësinë që duhet për përqendrim, me akses të plotë në prizë për çdo tavolinë, karikues dhe një lidhje të qëndrueshme interneti. Nëse harron ndonjë mjet pune, stafi – gjithmonë i buzëqeshur dhe i gatshëm – është aty për të ndihmuar.

NË FOTO: ZONA E VEÇANTË E STUDIMIT NË NEW BORN BREW

Mikpritja e tyre, bashkë me ambientin e ngrohtë dhe komod, e bëjnë këtë vend një “bazë pune” të përkryer për ditët kur nuk dëshiron të jesh në bibliotekë apo zyrë. NewBorn Brew nuk është vetëm një kafene – është një hapësirë ku puna, përqendrimi dhe një filxhan i mirë kafeje takohen në mënyrën më të natyrshme.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
NË FOTO: NJË NGA HAPËSIRAT PËR PUNË TË PËRBASHKËT GURPORE NË NEW BORN BREW

Më shumë se një kafene: EspressO Lab, vendi ku pushimi takon produktivitetin

EspressO Lab ishte një surprizë e këndshme. Fillimisht, kur e vizitova në javën e parë të hapjes, mendova se ishte thjesht një kafene e bukur ku shkon për një filxhan të mirë kafeje ose për të shijuar një copë lemon bread. Por me kalimin e kohës, ajo nisi të ofronte shumë më tepër se kaq.

Sot, EspressO Lab është kthyer në një vend ku mund të marrësh laptopin dhe të përfundosh një detyrë që ke lënë përgjysmë, të punosh mes pauzave të ligjëratave ose thjesht të përdorësh pushimin nga puna për të qenë produktiv në një ambient të qetë dhe komod.

FOTO: ESPRESSOLAB /FACEBOOK

Me një dizajn minimalist, dritë natyrale dhe tavolina të vendosura në mënyrë që të mos pengohesh nga zhurma e zakonshme e kafenesë, EspressO Lab ofron hapësira që të ndihmojnë të përqendrohesh. Është bërë një pikë e preferuar jo vetëm për të shijuar kafenë, por edhe për ata që duan të qëndrojnë pak më gjatë, të lexojnë, të shkruajnë apo të punojnë në një atmosferë të rehatshme. Në pak kohë, ky vend ka arritur të balancojë për mrekulli mes shijes, estetikës dhe funksionalitetit.

Kafene apo bibliotekë? Dy mënyra për të mësuar dhe punuar, dy botë të ndryshme

Për U.G., student në Fakultetin e Mjekësisë, biblioteka mbetet gjithmonë opsioni më i mirë për të mësuar.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Ambientet ku mësojmë janë shumë të rëndësishme. Qetësia, pastërtia dhe energjia e vendit ndikojnë në përqendrim dhe produktivitet. Fatkeqësisht, në Kosovë bibliotekat nuk kanë kushtet e duhura dhe mungojnë investimet. Shumë studentë detyrohen të mësojnë në kafene, por për mua ato nuk janë të përshtatshme për shkak të zhurmës, duhanit dhe mungesës së hapësirës. Biblioteka mbetet opsioni më i mirë, por është e domosdoshme që ato të përmirësohen dhe të modernizohen”, tha ai.

Ndërsa U.G. preferon bibliotekën për qetësinë që ajo ofron, L.B., studente në Fakultetin e Filologjisë, i favorizon hapësirat më relaksuese, si Lavjerr’S-i.

“Përtej bibliotekave tradicionale, të cilat shpesh karakterizohen nga një atmosferë e rëndë, e heshtur dhe ndonjëherë edhe depresive, Lavjerrësi ofron një alternativë më të ngrohtë dhe mikpritëse. Ambienti i tij relaksues dhe fleksibiliteti që ofron i japin studentëve mundësinë jo vetëm të përqendrohen në mësim, por edhe të çlodhen e të rigjejnë motivimin. Ky kontrast e bën Lavjerrësin jo vetëm një hapësirë më funksionale, por edhe më atraktive për të rinjtë që kërkojnë balancë mes përqendrimit dhe mirëqenies personale”, tha ajo.

Në Prishtinën e sotme, ku të rinjtë kërkojnë më shumë se vende klasike për të pirë kafe, Lavjerrsi është dëshmi se hapësirat e përbashkëta, të dizajnuara me mendje dhe ndjeshmëri, mund të shërbejnë si platforma të vogla për zhvillim personal dhe profesional.

Sepse ndonjëherë, ajo që të duhet nuk është vetëm një kafe e mirë – por një ambient ku edhe mendimet e tua të ndihen mirë. /Katror.info


Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Vaj ulliri me limon për fuqi gjatë ditës
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Mot me diell, temperaturat deri në 29 gradë
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Dokumentari ‘Return to Kosovo’ shfaqet të premten në Shqipëri
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Zgjedhjet lokale mbahen më 12 tetor
TAGGED:atmosfere miqësorebibliotekadizajnestetikefletoreidekafenekomoditetikomunitetikonceptiKreativitetikryeqytetilajme të miraLaptopetLavjerrs'SLeximilibrimesimindriçimiNewBornBrewPrishtinapunapuna produktivestil jetesestudentestudimeTophome

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Sot është Dita Ndërkombëtare e Sigurisë dhe Shëndetit në Punë
Artikulli i ardhshëm SIPRI: Rritje e paprecedentë e shpenzimeve ushtarake në botë

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

BQK thellon bashkëpunimin me FMN-në për transparencë institucionale

10 Shikime
Lajme të mira

Ambasada e SHBA: 12 qershori 1999, pikë kthese historike për Kosovën

10 Shikime
Lajme të mira

Pranimi i 50 emigrantëve, DASH: Jemi mirënjohës ndaj partneres sonë, Kosovës

11 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?