Ora e Kurrizit mbrëmë ktheu akrepat mbrapa për të sjellë në memorie ngjarjet sociale, kulturore dhe rezistencën prishtinase në lagjen “Dardania” në Prishtinë.
Përmes një ekspozite u sollën kujtimet e kësaj kohe, që për njerëzit e kohës ngjalli edhe emocion dhe kujtime të jetës dhe veprimtarisë në vitet e 80-ta dhe 90-ta, shkruan Katror.info.
Organizuar nga Komuna e Prishtinës, konkretisht Drejtoria e Kulturës në Prishtinë një ngjarje që kthen kohën dhe kujtimet e brezave bashkoi në tunelin e lagjes Dardania gjeneratat e ndryshme për t’i kthyer kujtimet e asaj bote.
Veprimtarë, aktivistë dhe artistë prishtinas u bënë bashkë për të rikthyer memorien kolektive që vendit i mungon më së shumti.
E pra ti që je e re apo i ri, shihe si janë argëtuar prindërit e tu në vitet e 90-ta në Prishtinë.
Krahas aktiviteteve sociale, bash këtu ka lindur dhe ka mbijetuar arti e kultura së bashku me rezistencën qytetare për të mos iu dorëzuar pushtetit të kohës…
Por, Kurrizi nuk ka qenë veç festë e hare… shpesh këtu ta kanë kërkuar edhe ‘liçna kartën.’ e në anën tjetër të bombarduar nga propaganda nacionaliste dhe turbo-follku që shfaqte TV Prishtina dhe RTS e viteve 90-ta.
Eh sa herë ka ndodhë kjo në mendje e kemi pasë edhe këtë kangë epike nga TNT që e sollën sonte live në Tunel, e nuk ka qenë bash lehtë me e mbajt aktivizmin qytetar dhe patriotik në atë kohë.

Komuna e Prishtinës mori një hap drejt memories kolektive që bëri bashkë gjeneratat e kohës për t’i rikthyer kujtimet që i bartin me veti kudo.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama dhe Drejtoresha e Kulturë Sibel Halimi shpjeguan në një lidhje të drejtpërdrejtë për Televizionin Publik të Kosovës rëndësinë e krejt këtij manifestimi për kryeqytetin dhe banorët e tij.
Por, të shumtë ishin në publik që të dielen kishin vendosur ta kalonin në tunelin tashmë hapësirë publike edhe kulturore në Dardani. Shumica syresh takoheshin mes veti dhe fjala kyce ishte “EHH A E MBAN NË MEND…”
E bash për ta përshkruar krejt zhvillimin e Prishtinës së sotme, një vajzë DJ ikonë e Prishtinës por edhe ndërkombëtare, Oda Haliti, mes tingujve të viteve 80 dhe 90-ta solli këngën e Gjurmëve të Migjenit dhe gjeneratave “TË GJITHA RRUGËT TË ÇOJNË NË PRISHTINË”…
Shumë kujtime u ndanë këtu sonte mes njerzve të shehrit por mbi të gjitha publiku shijoi kthimin në kohë sa për memorie kolektive, po aq edhe për vlerat në të cilat është ndërtuar kjo shtresë e shoqërisë prishtinase që sot është shtylla vitale e jetës kulturore artistike në kryeqytet dhe ekonomisë së përgjithshme të vendit.
Kjo hapësirë alternative në Kurriz tashmë i takon publikut dhe shoqërisë, e ku i dihet ndoshta nesër bash Katrori YT të fton për një event këtu ku jeta socio-kulturore e jona dikur mbahej gjallë! Katror.info