Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në një takim lamtumirës të ngarkuarin me punë në Ambasadën e Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka. Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit, gjatë takimit është vlerësuar lart kontributi i diplomatit japonez në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kryeministri Kurti ka falënderuar z. Yamanaka për angazhimin e tij dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë ndaj Kosovës, veçanërisht përmes projekteve të realizuara nëpërmjet Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).
Sipas njoftimit, gjatë takimit, u diskutua edhe pjesëmarrja e Kosovës në panairin botëror të bizneseve Expo 2025 Osaka, që do të mbahet këtë vit në Japoni.
Në fund të takimit, në shenjë mirënjohjeje për bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e mira, të dy palët shkëmbyen dhurata simbolike. Kryeministri Kurti i dhuroi diplomatit japonez një çifteli në filigran, librin e autorit Shyqyri Nimani dhe një CD nga Filarmonia e Kosovës, ndërsa z. Yamanaka i dhuroi kryeministrit suvenirin tradicional japonez Maneki-Neko, macen fatsjellëse. /Katror.info



Përgatiti:
