Kuvendi i Kosovës nuk e ka zgjedhur Qeverinë e re. Propozimi për Kurti 3 mori vetëm 56 vota pro. Katër abstenuan. Kryeparlamentari Dimal Basha ka thënë se tash përgjegjësia kalon te presidentja Vjosa Osmani.
***
Kurti prezanton kabinetin qeverisës – përbërja e plotë e ministrave dhe zv/kryeministrave
Mandatari për të formuar Qeverinë e Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar përbërjen e plotë të ministrave dhe zëvendëskryeministrave.
- Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm: Glauk Konjufca
- Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Drejtësisë: Donika Gërvalla
- Zëvendëskryeministri i tretë: Fikrim Damka
- Ministri i Financave: Hekuran Murati
- Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
- Ministri i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
- Ministri i Punëve të Brendshme: Xhelal Sveçla
- Ministri i Administratës dhe Digitalizimit: Lulzon Jagxhiu
- Ministri i Shëndetësisë: Arben Vitia
- Ministri i Arsimit: Avni Zogiani
- Ministri i Kulturës: Fatmir Spahiu
- Ministri i Sportit: Blerim Gashani
- Ministri i Mbrojtjes së Administratës dhe Punëve Ligjore (MAPL): Rasim Demiri
- Ministri i Mjedisit: Fitore Pacolli
- Ministri i Bujqësisë: Armend Muja
- Ministri i Infrastrukturës: Dimal Basha
- Ministri e Tregtisë: Mimoza Kusari
- Ministri i Energjisë: Artane Rizvanolli
- Ministri për Komunitete: Nenad Rashiq
Kurti tha se ky kabinet përbën ekipin qeverisës që do të udhëheqë vendin gjatë mandatit të ardhshëm, duke u fokusuar në zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e interesave kombëtare dhe shërbimet për qytetarët.









