Në një botë gjithnjë e më të lidhur, shpejtësia e internetit është bërë një nga faktorët kryesorë që ndikon në punë, mësim, argëtim dhe komunikim. Në Ballkanin Perëndimor, dallimet mes vendeve sa i përket cilësisë së internetit janë të dukshme – dhe të dhënat e fundit na tregojnë një pamje interesante.
Maqedonia e Veriut kryeson listën për internetin mobil më të shpejtë, me një shpejtësi mesatare prej 161.53 Mbps, shumë përpara vendeve të tjera të rajonit. Ky rezultat e bën Maqedoninë lidere për përdoruesit në lëvizje – qoftë nëpër qytet apo në udhëtime.
Në vendin e dytë vjen Shqipëria, me 104.11 Mbps, ndërsa Kosova renditet e treta me 97.43 Mbps. Pavarësisht përmirësimeve të viteve të fundit, interneti mobil në Mali të Zi (80.27 Mbps) dhe Serbi (71.70 Mbps) është më i ngadalshëm. Në fund të listës është Bosnja dhe Hercegovina, me vetëm 29.65 Mbps, duke pasqyruar një mungesë investimesh në infrastrukturën mobile./RFE/Katror.info