Xhemajl Rexha është rizgjedhur në krye të Bordit të Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), gjatë kuvendit të sotëm zgjedhor.
Me Statutin e ri të AGK-së, parashihet edhe pozita e nënkryetarit/es, në të cilën është zgjedhur Naile Dema Selmani (Radio Dukagjini).
Anëtarët e tjerë të Bordit janë zgjedhur: Milot Hasimja (Klan Kosova), Florande Morina (T7), Blerta Dalloshi (TV Klan), Mehmet Krasniqi (RTV Dukagjini), Fatlum Jashari (ATV), Jehona Hulaj (Telegrafi) dhe Besnik Velija (Gazeta Express).
Gjatë Kuvendit të sotëm Zgjedhor, gjithashtu u votuan edhe ndryshimet në statutin e AGK-së. Kuvendet zgjedhore mbahen çdo tri vjet./Katror.info