Ndër veprat më të njohura Giuseppe Verdit, ‘La Traviata’ sot do të shfaqet në Prishtinë.
“Produksioni i parë i “LA TRAVIATA” nga Opera e Kosovës në bashkëpunim me Operën Shtetërore të Stara Zagorës (Bullgari), Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë (Shqipëri) dhe Filharmonisë së Kosovës – premierë më 15 dhe 17 dhjetor 2022”, thuhet në njoftimin e Ministrisë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Koncerti do të mbahet në Sallën e Sporteve “1 tetori” dhe do të nis nga ora 19:00.
