Lady Gaga ka shprehur dëshirën që ka për t’u bërë nënë.
Ylli 38-vjeçar i popit është fejuar me investitorin e teknologjisë, Michael Polansky, 46 vjeç, në vitin 2019 pas pesë vjetësh lidhjeje, dhe shpreson që në një moment në 10 vjetët e ardhshme, ata të kenë një fëmijë së bashku.
Kur u pyet se si do të duket dekada e ardhshme për të, ajo i ka thënë Access Hollywood se dëshiron me të vërtetë të jetë nënë, duke shtuar se ky është vizioni i saj më i madh.
Krijuesja e hitit “Telephone” nuk ka folur shumë për dasmën e saj me Michael mirëpo është shprehur e sigurt se do të jetë si një “ëndërr”.
“Kjo është ndoshta e vetmja gjë që do ta mbaj super, super private sepse mendoj se do të jetë dita më e veçantë e gjithë jetës sime. Por do të them se do të jetë një ëndërr e vërtetë”, është shprehur ajo.
Gaga, emri i vërtetë i së cilës është Stefani Joanne Angelina Germanotta ka thënë se është shumë e lumtur me të dashurin e saj dhe se ai është shumë mbështetës ndaj saj. /Katror.info