Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se në lagjen “Arbëria” po krijohet një park me një sipërfaqe prej 1,093 m² ku do të ketë edhe shtigje e pushimore për këmbësorë.
“Po vazhdojmë me rregullimin e “Xhepit Urban” në lagjen “Arbëria”, e cila përmes shkallëve do të lidhë rrugën “Vicianum” me atë “Ahmet Krasniqi””, ka shkruar Rama në rrjetin social Facebook.
Tutje, ai ka thënë se, më një sipërfaqe prej 1,093 m² do të krijojmë një park, shtigje e pushimore për këmbësorë.
“Bashkë me të Ngarkuarin me Punë në Ambasadën e Japonisë, z. Keisuke Yamanaka, vizituam punimet të cilat janë duke u bërë në realizimin e këtij projekti”, ka shkruar Rama./Katror.info