Është lansuar sot linja e re ajrore Prishtinë – Xheda (Jeddah), ka bërë të ditur Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), Hysen Durmishi . Kjo linjë do të ketë tre fluturime në javë.
“Sot lansuam linjën e re ajrore Prishtinë – Xheda (Jeddah) me tre fluturime në javë. Kjo linjë është shumë më tepër se një rrugë udhëtimi – ajo është një urë miqësie dhe nje lidhje strategjike që forcon marrëdhëniet mes dy vendeve, krijon mundësi të reja për turizëm, bashkëpunim kulturor dhe ekonomik mes Kosovës dhe Arabisë Saudite. Faleminderim i veçantë për kompaninë FlyNas, ambasadorët dhe të gjitha institucionet partnere që e bënë të mundur këtë projekt strategjik. Ky është një kapitull i ri për aviacionin civil në Kosovë, që na lidh më shumë me botën dhe na afron me sukseset e përbashkëta që dëshirojmë”, ka shkruar Hyseni. /Katror.info