Federata Shqiptare e Skive ka njoftuar se është arritur një marrëveshje që atletja Lara Colturi të vazhdojë të garojë për Shqipërinë edhe për sezonin 2025-2026, shkruan Katror.info.
Sipas njoftimit, po punohet intensivisht për finalizimin e detajeve të kontratës.
Përveç karrierës në sport, Lara këtë vit përmbyll edhe studimet e shkollës së mesme. Federata i uron asaj suksese në arsim, ashtu edhe në përfaqësimin e saj në Lojërat Olimpike.
Colturi ka mbyllur një sezon fantastik në Kupën e Botës 2024-2025 me 3 podiume. Ajo u rendit mes 10 më të mirave në të dyja disiplinat teknike dhe në klasifikimin e përmbledhës u rendit në vendin e 8-të./Katror.info