Lidhja Demokratike e Kosovës ka publikuar të martën mbrëma letrën që kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ia ka dërguar kryeministrit në detyrë dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, si përgjigje ndaj ftesës për bashkëpunim politik.
Në këtë letër, Abdixhiku shpreh qëndrimin se LDK-ja mbetet konsistente me parimet dhe bindjet e saj politike, dhe si alternativë ndaj ofertës së Kurtit, propozon fillimin e një procesi të ri konsultativ mes partive parlamentare shqiptare, përcjell Katror.info.
Qëllimi i këtij procesi, sipas Abdixhikut, është krijimi i një Qeverie Nacionale të Tranzicionit – me afat të përcaktuar, qëllime të qarta dhe agjendë të dakorduar politike. Kjo qeveri do të drejtohej nga një kryeministër përfaqësues dhe kabinet gjithëpërfshirës që synon unitetin politik dhe stabilitetin institucional.
“LDK-ja shpreh gatishmërinë të drejtojë këtë proces konsultativ për të zgjidhur krizën aktuale dhe garantimin e stabilitetit kombëtar në vend”, thuhet në letër./Katror.info
Letra e plotë

