Gara për të nxjerrë sa më shpejt nga binarët lokomotivat me naftë që ndotin ambientin u konkretizua javën e kaluar me lëshimin në qarkullim të trenave të parë në botë që lëvizin duke u furnizuar 100 për qind me energji hidrogjeni.
Lokomotivat janë nisur në një linjë hekurudhore pranë qytetit gjerman të Hamburgut. Trenat derisa janë në lëvizje ‘emetojnë’ vetëm ujë.
Rreth gjysma e rrjetit hekurudhor të Evropës është elektrizuar, por në disa linja është shumë vështirë të instalohen kabllot ajrore, duke lënë lokomotivat me naftë si opsionin e vetëm. Deri tani.
Ndërsa për katër vjet trenat janë testuar gjithandej në Evropë, Gjermania është vendi i parë që dha dritën e gjelbër për trenat me hidrogjen që bartin udhëtarë.
Kompania e prodhimit të trenave Alstom tha se “trenat që nuk lirojnë gazra” paraqesin “alternativë të vërtetë ndaj energjisë me naftë”.
Përgatiti:
