katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    1 year ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    1 year ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    1 year ago
    Postimet e fundit
    Forcohet bashkëpunimi doganor Kosovë-Shqipëri
    7 minutes ago
    Sot mbahet seanca konstituive e Kuvendit
    21 minutes ago
    Spitali Whittington nga Londra i dhuron 150 libra Fakultetit të Mjekësisë të UP-së
    2 hours ago
    Sot mot kryesisht i vranët dhe intervale me diell
    18 hours ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    4 years ago
    Postimet e fundit
    FSK zhvendos lokacionin e parakalimit për Ditën e Pavarësisë
    21 hours ago
    Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut
    21 hours ago
    Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare
    21 hours ago
    Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”
    22 hours ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    4 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    4 years ago
    Postimet e fundit
    “Déjà Vu” nga Crosby, Stills, Nash & Young – album që mbyll epokën e viteve ’60
    3 days ago
    Elvana Gjata dhe Stanaj publikojnë këngën e re “Moment”
    5 days ago
    Opera Shtetërore e Rumanisë – skena e radhës për Besa Llugiqin
    5 days ago
    Bad Bunny bën histori në Grammy
    1 week ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    4 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    4 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Pse ka rënë ChatGPT?
    1 week ago
    Pamja “Top Gun” e Macronit në Davos rrit aksionet e prodhuesit të syzeve
    3 weeks ago
    Si pushtuan Korenë e Jugut biskotat Dubai Chewy?
    4 weeks ago
    Mirumi: Lodra e re që ka pushtuar internetin
    4 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    2 years ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    4 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Kafeja me shije frutash: trendi që po pushton kafenetë
    2 weeks ago
    Përfitimet e shumta shëndetësore të konsumimit të fasuleve
    2 weeks ago
    Perimet e gjelbërta, aleatët e zemrës: si i mbrojnë enët e gjakut brokoli dhe lakrat
    2 weeks ago
    Salmoni, kombinimi perfekt i shijes dhe shëndetit
    3 weeks ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    1 year ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Pse Republika Çeke po quhet tashmë “Czechia”?
    18 hours ago
    Qytetet më mikpritëse në botë: ku turistët ndihen si në shtëpi
    21 hours ago
    Disa destinacione të reja në rrjetin e fshatrave më të bukur të Italisë
    2 days ago
    Eksploroni një vullkan aktiv në Indonezi: Pamje surrealiste brenda një parku kombëtar
    5 days ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Let’s start – Newsletter i parë i Lajmeve të Mira!
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të miraNewsletter

Let’s start – Newsletter i parë i Lajmeve të Mira!

Last updated: 01/03/2025 3:32 PM
156 Shikime
Shpërndaje
  1. katror.info>
  2. Lajme të mira>
  3. Let’s start – Newsletter i parë i Lajmeve të Mira!

Këtë të hane kemi festu e jemi gëzu’ për 17 vjetorin e shtetit tonë, Kosovës, për lirinë e pavarësinë që sot e gëzojm’ e në të njëjtën kohë duke i kujtu krejt sakrificat që u desht me i kalu për me ardh’ deri te kjo ditë. Nëse ke qenë duke festu e të kanë ikur lajmet e mira, mundesh me lexu një përmbledhje tonën këtu.

FOTO: KATROR MEDIA

Këtë javë na ka gëzuar shumë lajmi për shkencëtaren tone, Pranvera Hyseni. Ajo ka andrru qiellin nga një fermë në një fshat të vogël e tash ka nisur një mision të ri shkencor në mesin e Paqësorit – një arritje që përfaqëson andrrën e saj të kahmotshme. Jemi jashtëzakonisht krenarë për të, për punën e saj në astronomi, por mbi të gjitha për këmbënguljen dhe besimin në vetvete. Me padurim po ndjekim rrugëtimin e saj dhe presim veç lajme të mira nga Pranvera e Kosovës. 

FOTO: PRANVERA HYSENI /FACEBOOK

Prej një fshati të vogël në Kosovë deri te yjet – Pranvera Hyseni na dëshmon se ëndrrat nuk kanë kufij kur ka pasion, këmbëngulje dhe besim. Qielli nuk është limiti, është veç fillimi!

E kemi edhe një lajm të mirë për me nda!

Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Neonatologjisë të QKUK-së po nis zbatimi i Skriningut Neonatal Metabolik – një program që ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve metabolike dhe gjenetike te foshnjat e posalindura. Drejtori i Klinikës, Luan Morina, ka konfirmu’ që projekti është në fazën finale dhe që stafi tashmë është trajnu’ për me kry’ testimet brenda 24-48 orëve pas lindjes. Ky hap është një lajm i madh për shëndetësinë publike në Kosovë, duke ofru’ mundësi për trajtim të shpejtë e efikas për foshnjat që kanë nevojë. Shëndet për të gjithë të vegjlit e Kosovës! 

Foto: Envato

“Kur kujdesi fillon që në orët e para të jetës, e ardhmja bëhet më e sigurt.” 

Prej shëndetësisë po kalojmë te diçka krejt ndryshe – pak kulturë, film, muzikë e qejf!  Për krejt adhuruesit e kinemasë, ka një lajm të mirë: tash e tutje, çdo të hënë në ora 20:00, në kuadër të Dokufest, do të organizohen mbrëmje filmike. ‘DokuMondays’ sjell filma të ndryshëm para audiencës në Prishtinë dhe Prizren, duke ofruar një eksperiencë unike për të gjithë dashamirët e filmit.

Foto: ECAL / Dokufest / Ilustrim

Kur arti, kultura dhe edukimi takohen, mundësitë për të ardhmen veç rriten!  

E, pasi jemi te kultura dhe lajmet e mira, po kalojmë edhe te muzika!  Këngëtarja Doruntina Shala – Tayna ka treguar një shembull të shkëlqyer se si mund të kontribuosh për rininë përmes investimeve. Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës inauguroi këtë javë Laboratorin e Gazetarisë Mobile dhe UPpodcast, falë një donacioni prej 25 mijë eurosh nga Tayna. Para studentëve, ajo dha një mesazh inspirues:

FOTO: TAYNA/INSTAGRAM

“Ju jeni ura që lidh atë që bota është sot me atë që mund të bëhet.”

Meqë jemi te njerëzit e vyeshëm kosovarë, rri edhe pak n’ kutinë tonë, se kemi me kallxu edhe për një arritje të një gruaje kosovare. Ish – prokurore Drita Hajdari është dekoruar me medaljen franceze, Urdhri Kombëtar i Meritës, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ky është një nderim për kontributin e saj të shquar në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

FOTO: UN WOMEN

Dhe kështu, përmbyllim me një lajm të bukur, që lidhet me burimin më të rëndësishëm të jetës: ujin dhe natyrën.

Ne mes të lajmeve të mira, si gjithmonë nuk e harrojmë fokusin e platformës sonë tek natyra, mjedisi dhe uji. Kur jemi te uji, po ndalemi këtu: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci janë në nivele të kënaqshme, duke garantuar kështu furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me ujë për qytetarët deri në fund të vitit 2025, e nëse don me lexu të plotin e keni këtu. ツ 

Miq ky ishte edicioni im i parë i komunikimit direkt me ju dhe njëherit edicioni i parë i #Newsletter të Katrorit – shpisë tonë e tuajen për informim të drejtë, gazetarisë konstruktive dhe lajmeve të mira 🙂  Tash po e mbylli edhe unë llaptopin me shpresë që javën e ardhshme ka me pas edhe ma shumë zhvillime pozitive me i nda me ju 🙂

Deri atëherë peace and love nga unë dhe redaksia e #katrormedia /katror.info

Abonohu në newsletter-in e #katrormedia📩 dhe merri krejt lajmet e mira të javës direkt në emailin tënd – falas. Kliko https://katror.info/newsletter-katror për Newsletter-in tonë 😊

Contents
Këtë të hane kemi festu e jemi gëzu’ për 17 vjetorin e shtetit tonë, Kosovës, për lirinë e pavarësinë që sot e gëzojm’ e në të njëjtën kohë duke i kujtu krejt sakrificat që u desht me i kalu për me ardh’ deri te kjo ditë. Nëse ke qenë duke festu e të kanë ikur lajmet e mira, mundesh me lexu një përmbledhje tonën këtu.Këtë javë na ka gëzuar shumë lajmi për shkencëtaren tone, Pranvera Hyseni. Ajo ka andrru qiellin nga një fermë në një fshat të vogël e tash ka nisur një mision të ri shkencor në mesin e Paqësorit – një arritje që përfaqëson andrrën e saj të kahmotshme. Jemi jashtëzakonisht krenarë për të, për punën e saj në astronomi, por mbi të gjitha për këmbënguljen dhe besimin në vetvete. Me padurim po ndjekim rrugëtimin e saj dhe presim veç lajme të mira nga Pranvera e Kosovës. Prej një fshati të vogël në Kosovë deri te yjet – Pranvera Hyseni na dëshmon se ëndrrat nuk kanë kufij kur ka pasion, këmbëngulje dhe besim. Qielli nuk është limiti, është veç fillimi!E kemi edhe një lajm të mirë për me nda!Për herë të parë në Kosovë, në Klinikën e Neonatologjisë të QKUK-së po nis zbatimi i Skriningut Neonatal Metabolik – një program që ndihmon në zbulimin e hershëm të sëmundjeve metabolike dhe gjenetike te foshnjat e posalindura. Drejtori i Klinikës, Luan Morina, ka konfirmu’ që projekti është në fazën finale dhe që stafi tashmë është trajnu’ për me kry’ testimet brenda 24-48 orëve pas lindjes. Ky hap është një lajm i madh për shëndetësinë publike në Kosovë, duke ofru’ mundësi për trajtim të shpejtë e efikas për foshnjat që kanë nevojë. Shëndet për të gjithë të vegjlit e Kosovës! “Kur kujdesi fillon që në orët e para të jetës, e ardhmja bëhet më e sigurt.” Prej shëndetësisë po kalojmë te diçka krejt ndryshe – pak kulturë, film, muzikë e qejf!  Për krejt adhuruesit e kinemasë, ka një lajm të mirë: tash e tutje, çdo të hënë në ora 20:00, në kuadër të Dokufest, do të organizohen mbrëmje filmike. ‘DokuMondays’ sjell filma të ndryshëm para audiencës në Prishtinë dhe Prizren, duke ofruar një eksperiencë unike për të gjithë dashamirët e filmit.Kur arti, kultura dhe edukimi takohen, mundësitë për të ardhmen veç rriten!  E, pasi jemi te kultura dhe lajmet e mira, po kalojmë edhe te muzika!  Këngëtarja Doruntina Shala – Tayna ka treguar një shembull të shkëlqyer se si mund të kontribuosh për rininë përmes investimeve. Departamenti i Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës inauguroi këtë javë Laboratorin e Gazetarisë Mobile dhe UPpodcast, falë një donacioni prej 25 mijë eurosh nga Tayna. Para studentëve, ajo dha një mesazh inspirues:“Ju jeni ura që lidh atë që bota është sot me atë që mund të bëhet.”Meqë jemi te njerëzit e vyeshëm kosovarë, rri edhe pak n’ kutinë tonë, se kemi me kallxu edhe për një arritje të një gruaje kosovare. Ish – prokurore Drita Hajdari është dekoruar me medaljen franceze, Urdhri Kombëtar i Meritës, në shenjë mirënjohjeje për angazhimin e saj të jashtëzakonshëm në drejtësi dhe luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut. Ky është një nderim për kontributin e saj të shquar në forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.Dhe kështu, përmbyllim me një lajm të bukur, që lidhet me burimin më të rëndësishëm të jetës: ujin dhe natyrën.Ne mes të lajmeve të mira, si gjithmonë nuk e harrojmë fokusin e platformës sonë tek natyra, mjedisi dhe uji. Kur jemi te uji, po ndalemi këtu: Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se liqenet akumuluese Batllava dhe Badovci janë në nivele të kënaqshme, duke garantuar kështu furnizim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm me ujë për qytetarët deri në fund të vitit 2025, e nëse don me lexu të plotin e keni këtu. ツ Miq ky ishte edicioni im i parë i komunikimit direkt me ju dhe njëherit edicioni i parë i #Newsletter të Katrorit – shpisë tonë e tuajen për informim të drejtë, gazetarisë konstruktive dhe lajmeve të mira :)  Tash po e mbylli edhe unë llaptopin me shpresë që javën e ardhshme ka me pas edhe ma shumë zhvillime pozitive me i nda me ju :)Deri atëherë peace and love nga unë dhe redaksia e #katrormedia /katror.infoAbonohu në newsletter-in e #katrormedia dhe merri krejt lajmet e mira të javës direkt në emailin tënd – falas. Kliko https://katror.info/newsletter-katror për Newsletter-in tonë

Përgatiti:

Shkurte Kafexholli
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ndërtimi i një ure mbi hekurudhë, revolucioni i ri në inxhinieri apo…?
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Ushqimet që ndihmojnë trupin të përballojë vapën; 7 superfrutat dhe perime që duhet të keni patjetër në frigorifer
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Kujdes ChatGPT nuk është psikologu apo terapisti juaj! Ekspertët paralajmërojnë për rreziqet…
  • Shkurte Kafexholli
    https://katror.info
    Si t’i vlerësoni më shumë të mirat që keni!
TAGGED:17 vjet shtetDoku MondaysDrita Hajdariekologjiainovacionikulturalajme të miraLigjimuzikaNatyrapeoplePranvera HysenishëndetësiashkencaTaynaTayna Foundation

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm Bebe Rexha me sukses monumental – dy nga këngët e saj certifikohen si ‘Diamond’ në ShBA
Artikulli i ardhshëm Pas moshës 40 pse është më e vështirë rënia në peshë dhe çfarë duhet të bëni…

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Anita Aliu nderohet nga Asambleja e Shtetit të Nju Jorkut

52 Shikime
Lajme të mira

Posta e Kosovës nderon Uta Ibrahimin dhe Mrika Nikqin me pulla postare

4 Shikime
Lajme të miraSporti n'Katror

Krasniqi për IJF-në: “Nuk ka arsye të ndalem”

14 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 info@katror.info
 +38346500508
  Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
marketing@katror.info
© 2022 - 2026 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?