Pothuajse 200 vende kanë votuar për të rregulluar tregtinë globale të peshkaqenëve, në atë që është vlerësuar si një moment historik i ruajtjes së species.
Votimi shton 60 lloje peshkaqenësh të kërcënuar në listën e krijesave të mbrojtura sipas Cites – Konventës për Tregtinë Ndërkombëtare të Llojeve të Rrezikuara.

Masat do të zbatohen për familjen e peshkaqenëve ‘requiem’, duke përfshirë ‘peshkaqenët tigër’ , si dhe gjashtë lloje tjera të cilët po përdoren për supë me pendë peshkaqeni.
Votimi u zhvillua në Konferencën e 19-të të Palëve të Cites (COP19) në Panama. “Ky është një vendim historik për shëndetin e oqeaneve. Peshkaqenët janë një specie e pazëvendësueshme gurthemeli”, tha ekspertja e peshkaqenëve të Fondit Botëror të Jetës së Egër, Heike Zidowitz./Katror.info