Një shqiponjë e artë e vogël, e lindur në jug të Skocisë, është përshkruar si një “arritje e madhe në ruajtjen e natyrës”, me vetë Sir David Attenborough që iu dha mundësia të zgjidhte emrin e saj – “Princeling” që do të thotë princi i vogël.
Kjo lindje është e jashtëzakonshme sepse shqiponja e re është e para që ka ardhur në jetë nga një shqiponjë e artë e transferuar në jug të Skocisë, ku vazhdon puna për të rivendosur habitatet e shqiponjave dhe për të përballuar rënien e numrit të tyre, shkruan Positive News, përcjell Katror.info.
Sipas organizatës bamirëse Restoring Upland Nature, e cila ka udhëhequr këtë proces transferimi, përpjekjet po japin rezultate pozitive. Ata kanë regjistruar mbi 50 shqiponja të arta në jug të Skocisë – numri më i madh që nga 300 vjet më parë.
“Të shohësh ‘Princeling’ që rritet në jug të Skocisë sjell shpresë të re për ambicien tonë për të ndaluar rënien e biodiversitetit dhe për të siguruar që brezat e ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar të përjetojnë atë ndjesi të jashtëzakonshme kur shohin shqiponjat e arta duke fluturuar lart,” tha Dr. Cat Barlow, CEO e organizatës Restoring Upland Nature./Katror.info