Ylli i filmit “Parent Trap”, Lindsay Lohan, së shpejti do të bëhet edhe vetë një mama. EW ka konfirmuar se aktorja është shtatzënë pasi ajo la të kuptohej se po pret në një postim të ri në Instagram.
“Ne jemi të bekuar dhe të emocionuar!” Lohan shkroi të martën në Instagram krahas emoji-ve të një shisheje dhe një bebeje.
Ajo shoqëroi një foto të një foshnjeje me të shkruar “coming soon” dhe gjithashtu përfshinte një etiketim për bashkëshortin e saj, Bader Shammas, me të cilin u martua në vitin 2022./Katror.info