Dukagjin Lipa, babai i Dua Lipës dhe organizatori i Sunny Hill Festival, i ka bërë një dedikim të bukur Prishtinës, vendit ku u lind, u rrit dhe u formua kulturalisht. Ai u nderua me çelësin e kryeqytetit nga kreu i komunës së Prishtinës, Përparim Rama.
“Arti, Muzika dhe Kultura ka qenë gjithmonë forca e Prishtinës. Prishtina gjithmonë ka frymu kulturalisht në mënyrën ma të bukur. Prishtina na inspiron, Prishtina na jep dashni, Prishtina na shtyn përpara që të punojmë për të deri në ditën e fundit. Të jesh i nderuar me çelësin e qytetit, çelësin e qytetit tim, çelësin e Prishtinës sime, është një ndër nderimet më të mëdha, që do t’i përjetojë në jetë.
Falenderoj Komunën e Prishtinës dhe Kryetarin Përparim Rama për nderin dhe respektin.
Është nder dhe privilegj që të jem një ndër pranuesit e çelësit të qytetit.
Të dua Prishtinë
Biri yt,
Dukagjin Lipa,” thuhet në postim.
Nga data 25 deri më 28 korrik në Prishtinë, përkatësisht në Bërnicë, 10 km larg kryeqytetit po mbahet edicioni i katërt i Sunny Hill Festival, që u themelua nga këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa.
Mediat vendore dhe ndërkombëtarë kanë lartësuar festivalin që për vite ka sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare e vendore. Në ditën e parë ka performuar këgëtarja tjetër shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.
AFP e ka cilësuar Sunny Hill Festival si një festival që lehtësisht mund të ngatërrohet me Glastonbury dhe Coachella./Katror.info