Varkat turistike janë sot një realitet në Liqenin e Shkodrës, duke rikthyer lundrimin në këtë pasuri të të gjithëve.
Kryetari i bashkisë së Shkodrës, Benet Beci publikoi pamje nga liqeni ku turistët e parë tashmë përjetojnë ndjesinë e lundrimit me këto varka.
Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, në një intervistë për mediat u shpreh i lumtur për këtë hap të parë që synon rikthimin e lundrimit elitar në Liqenin e Shkodrës.
Beci tha se falë mbështetjes së Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe Qeverisë Shqiptare, pranë molit të Shirokës janë ankoruar tashmë dy varkat e para turistike me kapacitet 33 vende secila që janë një mundësi për vizitorët në Shirokë për të shijuar magjinë e liqenit më të madh në Ballkan.
Varkat i shtohen një rrjeti ndërhyrjesh që ka nisur me krijimin e 3 moleve përgjatë liqenit dhe lumit Buna. /Katror.info
Përgatiti:
