Prof. Liridona Jemini-Gashi është vlerësuar me çmimin prestigjioz “Career Guidance Pioneer Badge” nga European Training Foundation (ETF) për kontributin e saj në fushën e orientimit në karrierë.
Ky çmim nderon arritjet e Prof. Jemini-Gashi në disa aspekte të rëndësishme, siç janë
Avancimin e kërkimeve në orientimin në karrierë: Ajo ka kontribuar në zhvillimin e teorive dhe praktikave që mbështesin orientimin e duhur në karrierë për individët.
Zhvillimin e sistemeve inovative dhe qeverisjes në këtë fushë: Prof. Jemini-Gashi ka ndihmuar në krijimin e sistemeve që përmirësojnë procesin e orientimit dhe mbështesin individët në zgjedhjen e karrierës së duhur.
Praktikat transformuese: Ajo ka sjellë risitë që kanë ndikim pozitiv në arsim, punësim dhe përfshirje sociale.
Ky vlerësim është një reflektim i angazhimit të saj në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, duke nënvizuar rolin e saj në avancimin e fushës së orientimit në karrierë.
Departamenti i Psikologjisë e nderon punën e Prof. Jemini-Gashi dhe thekson rëndësinë e kontributit të saj në këtë fushë./Katror.info