Skiatorja Lirika Deva ka treguar klasin e saj në garën në Bullgari.
Ajo ka befasuar të gjithë duke përfunduar në vend të parë.
“Lirika Deva shkëlqen me dy medalje të arta në sezonin e ri!
Në garat e zhvilluara në Bansko të Bullgarisë, Lirika u rendit e para në disiplinën sllallomit, duke siguruar dy medaljet e para të arta për këtë sezon.
Me këtë sukses, ajo ka arritur të përmirësojë pikët e saj të FIS-it, duke shënuar një kuotë prej 80.87 pikësh.
Urime për këtë arritje të madhe dhe suksese të tjera në vazhdim”, ka njoftuar Federata e Skitarisë e Kosovës me president Milaim Kelmendi./Katror.info