Pas prezantimit të suksesshëm në Cannes Focus Copro, projekti i parë i gjatë i regjisorit kosovar Samir Karahoda, Lost Frames, është ftuar të marrë pjesë në Montreal Nouveau Marché, pjesë e Festival du Nouveau Cinéma, një prej platformave më prestigjioze të industrisë së filmit autorial në Amerikën e Veriut.
Në këtë kuadër, Lost Frames do të prezantohet në International Showcase, ku do të ketë mundësinë të zhvillojë takime një-me-një me disa prej platformave dhe kompanive më të mëdha ndërkombëtare, si Netflix, Warner Bros, EuroImage, Arte Kino, Telefilm Canada, CBC, si dhe distributorë me renome botërore.
Këtë vit, vetëm 12 projekte nga e gjithë bota janë përzgjedhur për këtë program ekskluziv, duke i dhënë projektit kosovar një hapësirë të veçantë për të ndërtuar bashkëprodhime të reja dhe për të forcuar praninë e kinemasë kosovare në tregun global.
Lost Frames është projekt i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, në kategorinë Zhvillim Projekti, në kuadër të konkursit 2023–2024./Katror.info.