Gjatë të mërkurës dy zarfe të zinjë kanë ardhur në shtëpinë e Big Brother.
Është aktorja, Eva Alikaj, e cila është skualifikuar nga loja, pas ofendimeve që ka bërë.
Ky ishte përjashtimi i dytë brenda ditës në shtëpi, pas atij të Ermionës.
Gjatë bisedës Luizi i tha Kiarës se të shtunën mund të përjashtohet ai, pasi mund të vijë një zarf i zi për të.

Kjo pasi sipas këngëtarit ai dërgoi Evën në limit, pastaj ajo e ofendoi dhe u përjashtuar nga shtëpia, ndërkohë Kiara dëgjohet teksa i thotë se nuk ai nuk kishte bërë ndonjë gabim të madh.
Ai këtë diskutim e ka bërë prapë më Tanin, ku u shpreh se e ka kapur një tip sikleti nga kjo gjë.
jesë nga biseda:
Luizi: Më ka kapur një siklet
Tani: Për ça?
Luizi: Se mund të iki të shtunën
Tani: Kush?
Luizi: Unë. Për atë rastin me Evën
Tani: Seriozisht e ke?
Luizi: Për Zotin po
Tani: Po jo o burrë, ça je t’u thënë. Po të ishte për të ikur të shtunën, do kishe ikur dje.
Luizi: Jo, nuk është ashtu. Është si herën e kaluar me rastin e Kiarës te lavamani, nuk e sollën direkt, e sollën para.
Tani: Nuk ka shanse
Luizi: Atë dua, por do e marr vesh nesër./Katror.info