Logoja e hiper-makinës shqiptare Illyrian TSX është frymëzuar nga flamuri i Shqipërisë i shqiponjës dykreanare.
Sipas Arrera Automobili, logoja është dizajnuar nga vetë themeluesi i kompanisë, Qëndrim Thaçi, njëherësh ideatori i super-makinës shqiptare.

Logoja është riinterpretim i flamurit të Shqipërisë, dhe dy kokat në krye prezantojnë dy kokat e shqiponjës, transmeton Telegrafi.

Por, kjo nuk është e tëra. Emri i kompanisë Arrera të cilën Thaçi e themeloi në vitin 2016 ndërthur dy fjalët shqipe, “Ar” dhe “Era” për të gërshetuar kuptimin “epokë e artë”.
Ndryshe, hiper-makina shqiptare u prezantua së fundmi në panairin e TREDITECH në Torino të Italisë dhe pritet të jetë në mesin e pesë automjeteve më të shpejta në botë./Katror.info