Sopranoja Marigona Qerkezi, një nga talentet më të spikatura të skenës operistike, ka njoftuar për debutimin e saj në rolin e Lucrezia Contarini në operën ‘I Due Foscari’ të Giuseppe Verdi-t.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një njoftimi në rrjete sociale.
”Jam e emocionuar të njoftoj rikthimin tim në rolin jashtëzakonisht sfidues, por të mrekullueshëm, të Lucrezia Contarini në ‘I Due Foscari’ të Giuseppe Verdi-t” shkroi ajo.
Ky rikthim vjen me një ngjarje të rëndësishme, pasi do të jetë një debutim në një nga teatrot më prestigjioze, Teatro Comunale Pavarotti – Freni di Modena, ku Qerkezi do të performojë përpara publikut më 21 dhe 23 shkurt 2025.
”Këtë herë, do të debutoj në teatrin e bukur ‘Teatro Comunale Pavarotti – Freni di Modena’, duke performuar me një kast fantastik artistësh” tha ajo.
Marigona është e njohur si një nga sopranot më të shquara shqiptare në skenat operistike ndërkombëtare. Karriera e saj përfshin performanca në teatro të mëdhenj si Teatro La Fenice (Venecia), Gran Teatre del Liceu (Barcelonë), Dubai Opera House dhe Deutsche Oper am Rhein (Düsseldorf).
Me një repertor të pasur që përfshin role si Anna Bolena, Norma dhe Aida, ajo ka fituar duartrokitjet e publikut në mbarë botën. /Katror.info
Përgatiti:
