Soprano shqiptare, me famë ndërkombëtare, Marigona Qerkezi ka njoftuar se do të performoj në pesë shtete të ndryshme gjatë sezonit 2024 dhe 2025.
“Jam e lumtur të shpall sezonin tim operistik 2024/25! Këtë vit, kam kënaqësinë që të performoj në Finlandë, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Belgjikë dhe Itali. Me padurim pres të ndaj më shumë detaje dhe shpresoj të ju shoh në një nga këto vende fantastike”, ka shkruar ajo. /Katror.info