katror.infokatror.infokatror.info
Notification
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
    Lajme
    Më shumë
    Top News
    ASK: Pagat mesatare bruto për vitin 2023 në Kosovë ishin 570 Euro
    10 months ago
    Bota në rrugën e suksesshme drejt energjisë të rinovueshme
    10 months ago
    BE-ja pranë finalizimit të mjeteve për Ballkanin Perëndimor
    10 months ago
    Postimet e fundit
    Komunat e Kosovës fuqizohen me iniciativa inovative për demokraci lokale
    13 minutes ago
    Mungesa e buxhetit dhe e pagave- RTK aplikon për kredi në Ministrinë e Financave
    32 minutes ago
    Agjencia për Privatësi u kërkon mediave ta respektojnë privatësinë e qytetarëve
    1 hour ago
    Arian Maviqi dokumenton një specie të rrallë të breshkës në Liqenin e Badovcit
    1 hour ago
  • Lajme të mira
    Lajme të mira
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Motrat e gjejnë njëra tjetrën pas 45 viteve të ndara
    3 years ago
    Mos i leni ëndrrat tuaja të mbeten vetëm ëndrra…
    3 years ago
    Të ngrisim një gotë për…
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Qendra Kulturore e Fëmijëve pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi
    21 minutes ago
    Fermerët e Anamoravës ftohen të aplikojnë për sera bujqësore
    49 minutes ago
    Qendra Kinematografike e Kosovës emëron Këshillin e ri Profesional
    1 hour ago
    Green Fest fton qytetarët për dy ditë kayak në lumin Ibër
    1 hour ago
  • People
    People
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Jubileu Platinum i Mbretëreshës Elizabeta e Dytë bën bashkë tërë familjen mbretërore  
    3 years ago
    Kompozitori i Dua Lipës tregon si të komponohet një hit për 30 sekonda
    3 years ago
    Rita Ora & Taika Waititi fejohen gjatë një propozimi të ‘përnjëhershëm’
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Besa Llugiqi në rolin e Violetës në shfaqjen operistike “La Traviata”
    7 hours ago
    Nga Berlinalja te Oscars: Suksesi i Ridvan Muratit dhe Albana Agajt në “Heldin”
    7 hours ago
    Yll Limani sjell hitet e tij në Green Fest 2025
    1 day ago
    Armend Rexhepagiqi sot me performancë në Green Fest 2025
    1 day ago
  • Sporti n’Katror
  • Viral
    Viral
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Video e një kafshe që u bë virale
    3 years ago
    Viral Dance e muajit Qershor në TikTok
    3 years ago
    Momentet që shkuan #viral gjatë procesit të gjykimit për shpifje të Depp dhe Heard
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Katy Perry në koncert: Unë nuk jam Dua Lipa, jam tezja e Dua Lipës
    3 days ago
    U deshën vetëm 24 orë ankesash që OpenAI të fillojë rikthimin e modelit të vjetër
    6 days ago
    Një ‘super-inteligjencë personale’ për të gjithë?
    1 week ago
    OpenAI po përgatitet të lançojë GPT-5 në gusht
    3 weeks ago
  • Shije
    Shije
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    Shije vere – receta gatimi me ushqimet e qëlluara për ditët me vapë
    1 year ago
    Noma fitoi çmimin e parë të World’s Best Restaurant vitin e kaluar
    3 years ago
    Vatikani kryeson listën e vendeve që pinë më së shumti verë
    3 years ago
    Postimet e fundit
    Tre frutat që mund t’i hani para se të flini
    7 hours ago
    Këto janë ‘3 frutat verore’!
    1 week ago
    Gjithçka që duhet të dini për sodën e bukës dhe përdorimin e saj…
    1 week ago
    Rregulli 3:1 për më shumë energji dhe përqendrim për dashamirësit e kafesë
    1 week ago
  • Udhë
    Udhë
    Break the bad news habit Ndjehu mirë t’u lexu n’Katror :)
    Më shumë
    Top News
    E para Kosova!
    11 months ago
    15+ artikuj për kamping me t’cilat ndiheni si n’shtëpi edhe nëse jeni në male të thella
    3 years ago
    Sa kohë duhet të qëndroni në Norvegji për ta parë magjinë e “Northern Lights”
    2 years ago
    Postimet e fundit
    Veriu që të rrëmben shpirtin: Bajram Curri dhe magjia e Valbonës
    1 day ago
    “Onufri” një nga destinacionet e preferuara nga turistët në Berat
    4 days ago
    Revista Britanike ‘Mirror’: Shqipëria, parajsa e fshehur e Evropës
    1 week ago
    Revista prestigjioze franceze e paraqet Shqipërinë si “yllin e ri të turizmit”
    2 weeks ago
  • Katrori YT
  • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
Duke e lexuar: Mark Pjetraj, aktivisti që po ndryshon qasjen për qytetarët e verbër në Gjakovë
Shpërndaje
katror.infokatror.info
Font ResizerAa
  • Home
  • Lajme
  • Lajme të mira
  • Katrori YT
  • People
  • Sporti n’Katror
  • Viral
  • Fun
  • Udhë
  • Shije
Search...
  • Back To Home
  • Categories
    • Lajme
    • Lajme të mira
    • People
    • Viral
    • Sporti n’Katror
    • Shije
    • Udhë
    • Katrori YT
    • Fun
    • Kuriozitet
    • Life Style
  • Bookmarks
    • My Bookmarks
    • Newsletter
  • Contact Us
    • Contact
Follow US
Lajme të mira

Mark Pjetraj, aktivisti që po ndryshon qasjen për qytetarët e verbër në Gjakovë

Last updated: 15/08/2025 2:09 PM
9 Shikime
Shpërndaje
Foto: Katror Media

Një nga zërat më të angazhuar për të drejtat e qytetarëve me shikim të dëmtuar në Gjakovë, është udhëheqësi i Shoqatës së të Verbërve të këtij qyteti. 

Mark Pjetraj, i frymëzuar nga përvojat e tij jashtë vendit, ka ndërmarrë hapa konkretë për përmirësimin e infrastrukturës dhe qasjes në komunitetin e tij, shkruan Katror.info.

“Shoqatën e të Verbërve të Gjakovës e udhëheqi nga muaji Maj i vitit 2023 dhe motivin e kam pasë, duke pasë parasysh se unë kam vizituar një numër të konsiderueshëm të shteteve të Evropës, pasi që kemi përfaqësuar Kosovën në garat ndërkombëtare me golball e futboll për të verbër, duke pasë parasysh se ata ishin krejtësisht të pavarur në lëvizje në marrjen e informacioneve, andaj edhe unë kam menduar të punoj pak më ndryshe në Kosovë” – tha kryetari i Shoqatës.

Mundesh me e lexu edhe…

Ndër arritjet më të fundit, është funksionalizimi i pajisjeve zanore të orientimit në qytet. 
Të vendosura në hapësirat më të frekuentuara në qytet – parkun e qytetit “Nënë Tereza” dhe Stacionin e Autobusëve, vendosja e tyre në këto lokacione ndikon drejtpërdrejt në rritjen e pavarësisë së qytetarëve të verbër. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Aplikacioni ‘Step Hear’ u ofron personave të verbër orientim të saktë dhe siguri në lëvizje.

“Aplikacioni aktualisht është shumë i thjeshtë për ta përdorë. Është shumë i qartë, mund të ketë vend edhe për përmirësime, meqenëse teknologjia çdo ditë po avancon, por ne jemi të kënaqur me këtë aplikacion”, u shpreh ai.

“Ky aplikacion dhe këto pajisje janë të vetmet në Kosovë, të cilat janë të vendosura në qytetin e Gjakovës, falë punës së Shoqatës së të Verbërve Gjakova, e cila në një projekt në muajin shkurt, i cili është organizuar nga UNICEF-i dhe organizata YMCA, përkatësisht programit UPSHIFT, kemi aplikuar dhe falë tyre ne kemi arritur t’i vendosim këto pajisje” – u shpreh tutje.

Në mes të shumë iniciativave që realizon Shoqata – nga sigurimi i pajisjeve shëndetësore akustike, panairi “Duart e Arta” që promovon punën e grave të verbra, sigurimi i makinave të shkrimit në alfabetin Brail, turnetë sportive e aktivitete të tjera – një nga hapet më të rëndësishëm ka qenë adaptimi i pllakave taktile në qytet. 

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

“Sa i përket pllakave taktile, komuna e Gjakovës në dhjetor të vitit 2023, i kishte vendos në qendër të qytetit. Fatkeqësisht, ishin të vendosura krejtësisht jashtë standardit, me një gjerësi prej njëzet centimetra, me shumë pengesa përgjatë asaj vije ku ishin të vendosur pllakat taktile” – tha Z.Pjetraj.

Falë auditimit social, Shoqata ka arritur t’i zgjerojë pllakat nga njëzet në dyzet centimetra dhe të largojë pengesat me të cilat ballafaqoheshin qytetarët e verbër.

Në këtë projekt ka ndihmuar edhe Ambasada e Suedisë, si partner i projektit DEMOS. Përmes auditimit social, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian në Kosovë, Zvicra dhe Suedia, Gjakova ka përfituar praktikat më të mira ndërkombëtare për monitorimin e investimeve publike.

“Nëpërmjet auditimit social formohet ekipi lokal i auditimit social, i cili ekip atëherë fillon me analizu këtë projekt infrastrukturor. Në rastin konkret në Gjakovë, ata kanë shiku se cilat janë disa përmirësime që duhet të bëhen, sikurse rasti i këtyre shiritave, ku është kërku që këto shirita të zgjerohen dhe të vendosen midis trotuarëve, me qëllim që të ofrojnë edhe siguri, po edhe të jenë më praktike për shfrytëzim për këto grupe. Ajo çka është e mira e kësaj është që komuna në fjalë, në këtë rast konkret edhe kryetari (Ardian) Gjini, ka qenë shumë proaktiv dhe ka qenë shumë mbështetës në këtë iniciativë dhe i ka marrë parasysh të gjitha rekomandimet e këtij ekipi social” – spjegoi Kreshnik Basha, Menaxher i Programit në DEMOS.

- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -
- ADVERTISEMENT -

Në kuadër të projektit DEMOS, Helvetas Kosovo ka pasur rol kyç si implementues.

“Normalisht që kemi mirëpritur rekomandimet e Grupit të Auditimit Social, sidomos nga grupe të margjinalizuara, të cilave ne i kushtojmë shumë rëndësi. Kemi qenë shumë të lumtur që kanë dalë këto rekomandime dhe me gjithë qejf kemi përkrahë Grupin e Auditimit Social në Gjakovë, po edhe në komuna tjera” – tha Ertan Munoglu, menaxher i projektit në HELVETAS Swiss Intercooperation.

Nëpërmjet këtyre iniciativave – nga aplikacioni zanor për orientim, vendosja e pajisjeve në hapësirat publike, e deri te përmirësimi i pllakave taktile përmes auditimit social – Mark Pjetraj ka treguar se ndryshimi real vjen kur puna e komunitetit bashkohet me mbështetjen institucionale.

Një nga rreth 2.500 personat e verbër në Kosovë – shifër ende jozyrtare për mungesë statistikash të plota – Mark Pjetraj është shembulli se aktivizmi nuk kërkon përsosmëri, por dashuri, përkushtim dhe këmbëngulje për të arritur ndryshim./Katror.info.








Përgatiti:

Beatrisa Culaj
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Biletat njëditore për Sunny Hill Festival tani në dispozicion – Mos e humb natën e fundit!
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Dua Lipa – askund si në shtëpi 🇽🇰 Sunny Hill Festival sjell frymën urbane që i mungon shehrit tonë gjatë gjithë vitit
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    CrossRoads Festival: Tri ditë art, kulturë dhe kujtesë në Han të Elezit
  • Beatrisa Culaj
    https://katror.info
    Për herë të parë mbahet festivali ‘CrossRoads Festival’ në Han të Elezit
TAGGED:aktivistiaktivizemaktivizem qytetarAmbasada e SuedisëaplikacionAuditim SocialGjakovaGjakovëHelvetas Swiss IntercooperationMark Pjetrajpajisje zanorepllaka taktileShoqata e të VerbërveTophomeverber

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Artikulli i mëparshëm EcoZ kërkon largimin e hidrocentraleve ilegale nga parqet kombëtare të Kosovës
Artikulli i ardhshëm Rinovohen për efiçiencë të energjisë 4 ndërtesa sociale në Prishtinë e Hajvali

Mos e le me t’ikë asgjë - Follow US!

FacebookLike
XFollow
InstagramFollow
YoutubeSubscribe

Abonohu për newsletter dhe merri lajmet e mira në email!

Mundesh me e lexu edhe...

Lajme të mira

Qendra Kulturore e Fëmijëve pjesë e Festivalit Ndërkombëtar të Trabzonit në Turqi

3 Shikime
Lajme të mira

Fermerët e Anamoravës ftohen të aplikojnë për sera bujqësore

2 Shikime
Lajme të mira

Qendra Kinematografike e Kosovës emëron Këshillin e ri Profesional

3 Shikime
Katror.info

Veç lajme të mira :)

katror.info është pjesë e Katror Media and Publicity.

Katror Media është platforma e parë në Kosovë e fokusuar në lajme të mira dhe gazetari konstruktive.

Ekipi ynë i përbërë prej gazetarëve, video-produksionit e profesionistëve në web e rrjete sociale punojnë për t'ju sjellë çdo ditë histori që inspirojnë dhe promovojnë sukseset e shoqërisë sonë.

Projekti i Katror Media "Utilizing AI and other tech tools/opportunities to expand online presence and revenues" është mbështetur nga #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews.
Përmbajtja e publikuar në katror.info është në përgjegjësi të Katror Media dhe nuk pasqyron pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.

Secured by  

Anëtar në

Katror.info anëtar në Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës KMSHK - Katror.info member of Press Council of Kosovo PCK
 [email protected]
 +38346500508
 Rruga Ahmet Krasniqi, 40 Prishtinë

Për Marketing:

+38346500508
[email protected]
© 2022 - 2024 katror.info
Welcome Back
Username or Email Address
Password

Lost your password?